Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar ashpër pas vendimit të gjykatës për zbutjen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së efektivit të policisë, Novruz Cenalia.
Në deklaratën e tij, Lamallari e cilëson këtë vendim si një akt me pasoja të rrezikshme, duke theksuar se vrasja e një punonjësi të Policisë së Shtetit përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vetë shtetit dhe rendit ligjor.
Ai shprehet se, ndonëse ende nuk është bërë publik arsyetimi i plotë i trupës gjyqësore, masa e dhënë duket tepër e butë në raport me krimin e kryer, duke e cilësuar situatën “thellësisht shqetësuese”.
Sipas ministrit, ky vendim jo vetëm që prek rëndë familjen e viktimës dhe demotivon efektivët e policisë, por gjithashtu rrezikon të japë një mesazh të gabuar për këdo që sfidon ligjin.
Lamallari thekson se, pavarësisht respektit për pavarësinë e sistemit gjyqësor, drejtësia duhet të jetë në lartësinë e përgjegjësisë ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që çdo ditë garantojnë rendin dhe sigurinë në vend.a.b





