Kuvendi ka rrëzuar kërkesën për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit që synonte uljen e çmimit të naftës në vend.
Sipas votimit në seancë, kundër kësaj kërkese votuan 77 deputetë, duke bërë që nisma të mos kalojë për trajtim të shpejtë në Parlament.
Projektligji ishte propozuar nga Partia Demokratike dhe ishte depozituar në Kuvend me synimin për të ndërhyrë në çmimin e karburanteve. Megjithatë, shumica parlamentare e Partisë Socialiste, që zotëron edhe numrin më të madh të votave në Kuvend, e rrëzoi kërkesën për procedurë të përshpejtuar. a.b




