Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, 5 prill, në qytetin e Lezhës, në lagjen “Besëlidhja”.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar disa biznese dhe automjete të parkuara pranë zonës ku ndodhi ngjarja. Dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi, por ky detaj nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga autoritetet.
Nuk raportohen persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e shpërthimit kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet përkatëse, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të incidentit.a.b





