Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Gjykatën Administrative u zhvillua sot në orën 13:00 seanca gjyqësore ku paditës është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon shkarkimin nga detyra të prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Hazbi Balliu dhe ka karakter administrativ. Në padinë e tij, Veliaj pretendon se prokurori Dado është zgjedhur në detyrë në kundërshtim me ligjin, ndaj kërkon largimin e tij nga funksioni.

Gjatë seancës, Veliaj deklaroi se nuk ndodhet në gjykatë për mëshirë apo për të folur për dramën personale, por për të treguar, sipas tij, pasojat që kjo situatë ka sjellë për Bashkinë e Tiranës.

“Nuk jam këtu për mëshirë. S’jam këtu për dramën e familjes time. Jam këtu për të treguar se çfarë i shkaktoi kjo Bashkisë së Tiranës. Nesti Angoni nuk ekziston, nuk di kë të kallëzoj!”, mësohet të jetë shprehur ai.

Në disa momente të seancës, gjyqtari Hazbi Balliu i ka kërkuar Veliajt që të përqendrohej tek objekti i padisë dhe tek çështja administrative që po shqyrtohej.

“Fokusoji tek çështja. Gjykata ka detyrë të orientojë te procesi”, tha gjyqtari.

Veliaj deklaroi gjithashtu se ndodhet në konflikt interesi me prokurorin Ols Dado, duke pretenduar se ai ka kërkuar leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës.

“Me Ols Dadon jam në konflikt interesi, pasi ai me telefonin e prokurorisë ka kërkuar leje ndërtimi. Dado vinte shpesh në Bashki për të kërkuar jo vetëm leje për veten”, u shpreh Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku tha gjithashtu se pas arrestimit të tij, disa procese në Bashkinë e Tiranës janë bllokuar.

“Sot nuk firmos më tek Bashkia e Tiranës për çështje që kanë të bëjnë me këtë njeri. Sot plehrat janë sheshit, se edhe unë erdha këtu dhe pashë. Ditën që jam arrestuar kam inauguruar një kopsht në Kashar, janë 14 muaj dhe nuk është hapur një kopsht”, deklaroi Veliaj.

Po ndodh

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026
Pezullohen 7 punonjës policie, Hita kërkon masa të rrepta kundër kultivimit të kanabisit

Pezullohen 7 punonjës policie, Hita kërkon masa të rrepta kundër kultivimit të kanabisit

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.