Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Në reagimin e saj në rrjetet sociale, Hoti shpreh keqardhje për atë që e cilëson si ‘trimëri të rreme’, duke akuzuar Ballën se përdor gra deputete për të artikuluar qëndrimet e tij publike.
Deputetja e PD-së e akuzon Ballën për mungesë guximi për përballje direkte.
‘Kërcënimet e tua nuk trembin askënd, aq më pak mua’, deklaron Hoti, duke shtuar se këto qëndrime tregojnë dobësi dhe jo forcë politike.
REAGIMI I HOTIT/ Keqardhje kur sheh që ‘trimëria’ e kryetarit të grupit të PS-së matet me statuse që ua shkruan grave deputete për ta mbrojtur.
Ironia është se ai që pretendon forcë, kërkon mbrojtje nga gardistet gra.
Nuk bëhesh i fortë, se qëndron me ata që qëndron ti Taulant. Se ti je thjeshte një zar i keqpërdorur i tyre, siç ke qenë në rininë tënde mos harro.
Taulant, kërcënimet e tua nuk trembin askënd, aq më pak mua dhe ti e di mirë. Ato vetëm tregojnë mungesën e guximit për t’u përballur siç duhet dhe fshihesh pas statuseve dhe portaleve të kontrolluara me para të pista.
Komunistave dhe lëtyrave si puna jote dhe e llojit tënd përballë do na keni deri sa t’ju shporrim.
I paburrë! a.b





