Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Redjan Rraja, duke lënë në fuqi vendimin për dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Rraja kishte kërkuar pafajësi dhe rigjykim të çështjes, por kërkesa e tij nuk u pranua nga gjykata, e cila vendosi të mos ndryshojë vendimet e mëparshme të dhëna nga shkallët e tjera të gjyqësorit.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e ndodhur në vitin 2019 në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoja. Në të njëjtin sulm mbetën të plagosur edhe vetë Ndoja, sot deputet, si dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.
Me vendimin e Gjykatës së Lartë, dënimi me burg përjetë për Redjan Rrajën mbetet përfundimtar.




