Babai i Ervis Martinajt është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i shoqëruar nga avokati i tij.
Ai ka depozituar një kërkesë zyrtare, përmes së cilës kërkon nga institucionet e drejtësisë zbardhjen e plotë të fatit të djalit të tij, Ervis Martinaj, i cili prej kohësh rezulton i zhdukur.
Sipas burimeve, familja kërkon intensifikimin e hetimeve dhe transparencë mbi veprimet e kryera deri më tani nga organet ligjzbatuese për këtë çështje.
Ervis Martinaj, biznesmen dhe një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, rezulton i zhdukur prej më shumë se tre vitesh, ndërsa për fatin e tij nuk ka ende një version zyrtar përfundimtar nga autoritetet. Familjarët kanë kërkuar vazhdimisht që çështja të hetohet deri në zbardhjen e plotë të saj.a.b





