Mijëra qytetarë iu përgjigjën sot thirrjes së opozitës për protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Tiranë.
Protestuesit marshuan në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama. Tubimi nisi në mënyrë paqësore, ndërsa pjesëmarrësit u drejtuan drejt institucioneve kryesore shtetërore.
Gjatë marshimit, protestuesit kaluan edhe pranë godinës së Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ndërsa më pas vijuan përgjatë Rruga e Elbasanit me synimin për t’u afruar drejt Kuvendi i Shqipërisë.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të penguar afrimin e protestuesve drejt Parlamentit ndlrsa ka arrestuar disa prej tyre mes të cilëve edhe të mitur.
Gjatë protestës është regjistruar edhe një sulm i policisë ndaj deputetëve të opozitës. Deputetët e Partia Demokratike e Shqipërisë, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, Xhelal Mziu dhe Flamur Noka, kërkuan të kalojnë drejt godinës së Kuvendit ndërkohë që janë goditur nga policia.
Gjatë gjithë kohës u përdor gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit dhe deputetët vijuan të shprehin kërkesat dhe qëndrimet e tyre gjatë tubimit..a.b




