Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit pas protestës së opozitës të zhvilluar në Tiranë.
Katër të mitur janë shoqëruar në Komisariati i Policisë Nr. 1. Dy prej tyre janë 15 vjeç dhe dy të tjerë 16 vjeç. Ndërkohë, rreth orës 21:40 janë parë edhe tre persona të tjerë duke hyrë në ambientet e komisariatit, raportoi syri tv.
Po sipas raportimeve, dy persona janë shoqëruar në Komisariati i Policisë Nr. 3, ndërsa tre të tjerë ndodhen në Komisariati i Policisë Nr. 2.
Gjatë protestës, disa qytetarë janë ndaluar nga efektivë policie, përfshirë edhe punonjës të veshur civilë. Numri i plotë i personave të shoqëruar pritet të saktësohet në orët në vijim.
Ndërkohë, në protestat e mëparshme të opozitës, disa nga personat e ndaluar janë liruar më pas nga autoritetet dhe janë hetuar në gjendje të lirë.m.k




