Qindra mbështetës të opozitës janë nisur nga Kukësi dhe Shkodra drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita ditën e sotme në ora 18:00.
Automjete të shumta dhe grupe të organizuara qytetarësh kanë mbushur akset kryesore drejt kryeqytetit, duke krijuar një mobilizim masiv dhe atmosferë entuziaste. Pjesëmarrësit janë të vendosur për të kërkuar ndryshim, zgjedhje të lira dhe llogaridhënie nga qeveria.




