Policia ka liruar nga qelia këtë të premte, më 20 mars, drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi nga hetimet paraprake nuk është provuar përfshirja e tij në aktivitetin e dy magazinave ku u sekuestruan rreth 4 mijë rrënjë kanabis.
Hasa u vetdorëzua në policinë e Elbasanit ndërkohë që policia e burgut të Rrogozhinës pengoi policinë të kontrollonte zyrën e tij brenda burgut.
Ndaj Hasës do të vijojnë hetimet, por ai do të ndiqet në gjendje të lirë.
Ndërkohë, në kërkim është shpallur vëllai i tij, me inicialet R.H., si dhe një përgjegjës i OSHEE-së, të cilët dyshohet se kanë lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm. Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë dhe për të zbardhur plotësisht rrjetin e kultivimit të lëndëve narkotike.a.b




