Procesi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Policia e Shtetit ka hyrë në një fazë të re, ndërsa komisioni i posaçëm i kualifikimit i ka dërguar Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) listën me 14 kandidatët që garojnë për këtë post.
Burime bëjnë me dije se komisioni i garës i ka kërkuar SPAK-ut të kryejë verifikimet e nevojshme për secilin prej kandidatëve, për të parë nëse ndonjëri prej tyre rezulton subjekt i hetimeve të prokurorisë, në procedim penal apo i përfshirë në ndonjë çështje që lidhet me drejtësinë.
Pritet që SPAK të kthejë përgjigjen zyrtare deri të hënën, duke informuar komisionin nëse ndonjë nga emrat në garë rezulton i përfshirë në hetime apo çështje penale. Ky verifikim konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e përzgjedhjes, pasi synon garantimin e integritetit dhe pastërtisë së figurës së kandidatëve.
Ndërkohë, më 24 mars pritet të nisë edhe faza e intervistimit të kandidatëve nga komisioni i posaçëm. Gjatë kësaj faze do të vlerësohen përvoja profesionale, aftësitë drejtuese dhe vizioni i tyre për drejtimin e Policisë së Shtetit.
Në garë për postin e drejtorit të përgjithshëm të policisë janë 14 kandidatë:
- Pëllumb Seferi
- Elidon Çela
- Alfred Çepe
- Rebani Jaupi
- Saimir Boshnjaku
- Lorenc Panganika
- Afrim Tafa
- Neritan Nallbati
- Idajet Faskaj
- Gentian Berberi
- Tonin Vocaj
- Skënder Hitaj
- Arjanit Arapi
- Gentjan Shehaj.
Pas përfundimit të intervistave dhe procesit të vlerësimit, komisioni do të përzgjedhë kandidatët më të vlerësuar, ndërsa emri përfundimtar për drejtimin e Policisë së Shtetit do t’i propozohet autoriteteve përkatëse për vendimmarrjen finale.





