Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ulsi Manja paraqet argumentat mbi imunitetin e Belinda Ballukut: Akuza nuk është për korrupsion

09/03/2026
Ulsi Manja paraqet argumentat mbi imunitetin e Belinda Ballukut: Akuza nuk është për korrupsion
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka prezantuar në Kuvend raportin e shumicës në Këshillin e Mandateve lidhur me kërkesën e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Manja tha se gjatë shqyrtimit të relacionit të SPAK dhe pretendimeve të palëve është konstatuar se situata juridike ka ndryshuar, pasi Balluku nuk ushtron më funksione në qeveri pas ndryshimeve të fundit.

“Sot që po diskutojmë këtë raport ka ndodhur një realitet i ri juridik dhe institucional. Balluku nuk ushtron më funksione si pasojë e ndryshimeve në qeveri. Për pasojë masa e sigurimit personal e pezullimit nga detyra nuk prodhon më pasojë juridike reale,” deklaroi Manja.

Sipas tij, edhe narrativa mbi të cilën SPAK kërkon masa lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e funksioneve shtetërore, të cilat deputetja nuk i mban më.

Deputeti socialist theksoi se çështja që duhet të ishte vetëm një proces i drejtësisë është kthyer në debat publik dhe politik. “Në vend të një procesi të qetë, kemi parë përpjekje për ta zhvendosur në një gjyq publik. Për këto arsye është e domosdoshme që të ndajmë politikën nga drejtësia dhe zhurmën nga fakti,” u shpreh ai.

Manja sqaroi se kërkesa e SPAK në këtë rast nuk është për një masë të re sigurimi, por për zëvendësimin e masës ekzistuese. Sipas tij, një zëvendësim i tillë mund të kërkohet vetëm kur rëndohen pozitat e të hetuarit ose kur nuk është respektuar masa e vendosur.

Ai theksoi se, sipas relacionit të SPAK, Balluku ka respektuar masën e sigurimit të vendosur më parë, ndërsa mbetet për t’u vlerësuar vetëm pretendimi për rëndim të masës për shkak të shtimit të episodeve në hetim.

Manja nënvizoi gjithashtu se Kuvendi nuk ka kompetencë të gjykojë fajësinë apo të vlerësojë provat, pasi kjo është kompetencë ekskluzive e gjykatës. Sipas tij, roli i Kuvendit është vetëm procedural, për të dhënë ose jo autorizimin për masa ndaj një deputeti.

Në fjalën e tij, deputeti socialist përmendi edhe kallëzimet që kanë nisur hetimet, duke theksuar se një kallëzim është bërë në gusht 2024 nga ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa një tjetër në shtator të po atij viti nga deputeti i opozitës Gazment Bardhi. Sipas Manjës, këto procedime janë bashkuar më pas në një të vetëm mbi bazën e të cilit po zhvillohen hetimet.

Ai shtoi se kallëzimet për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, e cila sipas tij ka natyrë administrativo-penale dhe jo korruptive, janë bërë në vitin 2024, një periudhë që përkonte me kohën parazgjedhore.

Po ndodh

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

03/04/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

GJKKO vijon gjyqin ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, debate mes Ols Dados dhe Maks Haxhisë

03/04/2026
Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

03/04/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

GJKKO vijon gjyqin ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, debate mes Ols Dados dhe Maks Haxhisë

03/04/2026
Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.