Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në kërkim ndërkombëtar, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij në Shqipëri

02/03/2026
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, janë sekuestruar pasuritë e shtetasit Shkëlzen Kastrati, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” që prej vitit 2022, si dhe të babait të tij, Isni Kastrati, pasi dyshohet se nuk justifikohen me burime të ligjshme financiare.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, në kuadër të procedimit pasuror nr. 01, të regjistruar më 18 shkurt 2026. Sipas Prokurorisë, nga analiza e thelluar financiare ka rezultuar se shtetasi Shkëlzen Kastrati dhe personi i lidhur me të, babai i tij, nuk disponojnë të ardhura të ligjshme të mjaftueshme për të justifikuar pasuritë e regjistruara në emër të tyre.

Në këto kushte, organi i akuzës ka vlerësuar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se pasuritë janë krijuar si rezultat i përfshirjes së Shkëlzen Kastratit në aktivitet kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Për këtë arsye, Prokuroria kërkoi vendosjen e masës së sekuestros, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Pasuritë e sekuestruara janë si më poshtë:

  1. Një pasuri e paluajtshme, njësia nr. 16, në Zonën Kadastrale 8518, në zonën e Plazhit, Durrës, me sipërfaqe 191 metra katrorë, e përfituar nga Isni Kastrati.
  2. Pasuri të përfituara me kontratë kalimi të drejtash, datë 31.08.2017, me përfitues Shkëlzen Kastratin:
    • Apartamenti nr. 36, tip 1+1, me sipërfaqe totale 65.13 m², në seksionin nr. 3, kati i tretë i banimit;
    • Apartamenti nr. 39, tip 1+1, me sipërfaqe totale 65.13 m², në seksionin nr. 3, kati i katërt i banimit;
    • Garazh me nr. 28.
  3. Një apartament i përfituar nga Shkëlzen Kastrati përmes kontratës së porosisë nr. 1265, me sipërfaqe totale ndërtimi 104.8 m² dhe 10.5 m² ambiente të përbashkëta, i ndodhur në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë.

Hetimet për këtë procedim pasuror vijojnë, ndërsa autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim me homologët gjermanë lidhur me çështjen penale ndaj Shkëlzen Kastratit.

Po ndodh

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

02/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.