Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria do të listojë Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste

28/02/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria ka vendosur të përfshijë Garda Revolucionare Islamike në listën zyrtare të organizatave terroriste, një qëndrim që u bë publik nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social X.

Në reagimin e tij pak orë pas sulmit rë Izraelot mbi Teheran, Rama thekson se “Trupa e Gardës Revolucionare Islamike është një organizatë terroriste dhe duhet të trajtohet si e tillë”, duke shtuar se Shqipëria do ta emërtojë zyrtarisht si të tillë dhe do ta përfshijë në listën e organizatave terroriste, ashtu siç kanë vepruar më parë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.

Kreu i qeverisë e lidh këtë vendim me qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në krah të Izraeli dhe vendeve arabe që, sipas tij, kërkojnë paqe në rajon, si dhe me mbështetjen ndaj Shteteve të Bashkuara në asistencën ushtarake që i japin Izraelit nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump.

Rama përmend gjithashtu qëndrimin e Bashkimi Evropian dhe deklaratat e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, lidhur me natyrën e regjimit në Teheran.

Sipas tij, për Shqipërinë kjo çështje nuk është thjesht gjeopolitikë, por lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare, duke kujtuar edhe sulmet kibernetike që vendi ynë ka përjetuar nga Irani në vitet e fundit. “Shqipëria do të veprojë në përputhje me këtë. Ne do ta quajmë Gardën Revolucionare atë që është dhe do ta përfshijmë në listën e organizatave terroriste”, shkruan Rama, duke u bërë thirrje edhe vendeve evropiane të ndjekin të njëjtin hap.

Në fund, ai nënvizon se Shqipëria mbështet çdo përpjekje për të parandaluar që regjimi në Teheran të sigurojë kapacitete bërthamore apo ushtarake që mund të rrezikojnë Izraelin apo vende të tjera të Lindjes së Mesme, duke theksuar se “terrorizmi duhet të emërtohet dhe, sapo të emërtohet, duhet të ndalet”. a.b

Po ndodh

Madrid, bastisën mbi 200 shtëpi, arrestohen shqiptarët, mes tyre dhe gra

Vetdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani, në kërkim nga SPAK

02/04/2026
IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e IMT, Rigers Sheqeri

02/04/2026
35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

02/04/2026
Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

02/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Madrid, bastisën mbi 200 shtëpi, arrestohen shqiptarët, mes tyre dhe gra

Vetdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani, në kërkim nga SPAK

02/04/2026
IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e IMT, Rigers Sheqeri

02/04/2026
35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.