Është hapur gjykimi në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pas kërkesës së paraqitur nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Pas hedhjes së shortit, trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen përbëhet nga tre gjyqtare. Kryesuese e trupës është përzgjedhur Engjëllushe Tahiri, ndërsa anëtare janë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
Me hapjen e gjykimit në themel, pritet që në seancat në vijim të paraqiten provat dhe qëndrimet e palëve lidhur me akuzat e ngritura nga SPAK ndaj kryebashkiakut Veliaj.




