Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Egli Pashollari. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-parkut te 21 Dhjetori.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i riu është goditur me mjet prerës në rrethana ende të paqarta. a.b




