Një sasi e konsiderueshme veshjesh të dyshuara si të falsifikuara është bllokuar në Durrës, në kuadër të një operacioni kundër shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale.
Sipas autoriteteve, mbi 103 mijë artikuj u nxorën jashtë tregut, pasi dyshohet se mbanin në mënyrë të paligjshme logo të markave të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike, Gucci dhe Dior.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Antikontrabandës, u zbuluan gjithashtu bluza sportive dhe artikuj të tjerë veshjeje me marka si Hugo Boss dhe Calvin Klein, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.
Autoritetet bënë me dije se është goditur një tentativë për hedhjen në treg të veshjeve që imitonin edhe fanellat e ekipeve europiane. a.b





