Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqiptari nga Saranda pastronte para me çanta të shtrenjta, gjobitet gjysëm milioni dyqani luksoz në Hollandë

15/02/2026
Agjentë policie me origjinë shqiptare nën hetim për korrupsion në Holandë
Share on FacebookShare on Whatsapp


Filiali holandez i markës së njohur luksoze Louis Vuitton është gjobitur me 500 mijë euro nga prokurorët, pas dyshimeve për shkelje të rregullave kundër pastrimit të parave. Kompania u përfshi në një hetim të gjerë të autoriteteve holandeze, të cilat konstatuan se për një periudhë të gjatë nuk ishte verifikuar siç duhet identiteti i klientëve që kryenin blerje të mëdha dhe të përsëritura me para në dorë.

Sipas hetimit, çështja u zbulua pas transaksioneve të një 53-vjeçari shqiptar, i dënuar më herët për vepra penale. Thanas Bako, me origjinë nga Saranda, dyshohet se realizonte blerje të shumta në dyqanet e markës luksoze si pjesë e një skeme për pastrimin e parave.

Prokurorët bëjnë me dije se fondet përdoreshin përmes një 36-vjeçareje nga Lelystad, e identifikuar si Bei W, e cila dyshohet se ka shpenzuar mbi 2 milionë euro para me origjinë të paligjshme gjatë periudhës gusht 2021 – shkurt 2023. Ajo përdorte pseudonime të ndryshme për të blerë artikuj luksozë, përfshirë produkte të Louis Vuitton, të cilat më pas i dërgonte në Kinë të paketuara në kuti kartoni për rishitje, duke i paraqitur të ardhurat si aktivitet tregtar të ligjshëm.

Sipas autoriteteve, kjo skemë njihet si tregtia “Daigou”, një praktikë që përdoret për transferimin e parave të pista përmes shitblerjes së mallrave luksoze. Si prova janë sekuestruar mesazhe komunikimi, fatura si dhe pamje nga kamerat e sigurisë. Në banesën e gruas janë gjetur gjithashtu pako të gatshme për t’u nisur drejt Kinës.

Mediat raportojnë se ajo është ndihmuar nga një ish-asistent shitjesh i markës, i cili e informonte për ardhjen e produkteve të reja dhe e këshillonte si të ndante blerjet për të shmangur detyrimet ligjore të raportimit.

Ndërkohë, nga 1 janari 2026, ligji në Holandë ndalon pranimin e pagesave cash mbi 3 mijë euro. a.b

Po ndodh

Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026
EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.