Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026
Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar sot se në mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar të PS do të paraqesë propozimet për ndryshime në kodin penal pas mosvendimit sipas tij të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë lidhur me pezullimin nga detyra të një ministri në kuadër të një mase sigurimi penal.

Në një qëndrim publik, Rama theksoi se çështja nuk ka të bëjë me individin konkret, por me parimin e ndarjes së pushteteve. Sipas tij, situata e krijuar ka nxjerrë në pah një boshllëk ligjor dhe institucional përsa i përket kufijve të kompetencave mes pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv.

Kryeministri nënvizoi se drejtësia ka të drejtë të vendosë masa sigurimi për çdo person nën hetim dhe se askush nuk është mbi ligjin. Megjithatë, ai argumentoi se funksioni i ministrit është i padelegueshëm dhe pezullimi i tij sjell pasoja të barabarta me shkarkimin, duke paralizuar ushtrimin e funksionit.

Sipas Ramës, emërimi dhe shkarkimi i ministrave është kompetencë ekskluzive e pushtetit ekzekutiv dhe nuk mund të ushtrohet nga gjyqësori përmes një mase paraprake.

“Nuk është çështja tek personi, çështja është tek parimi i ndarjes së panegociueshme të pushteteve kushtetuese. Një vendim gjyqësor për pezullimin nga detyra të një ministri prodhon në fakt të njëjtën pasojë si shkarkimi, sepse nuk pezullohet thjesht personi, por funksioni. Pavarësia e drejtësisë është e padiskutueshme, por ajo mbaron aty ku fillon pavarësia e pushteteve të tjera,” u shpreh Kryeministri.

Ai bëri me dije se, pas mosmarrjes së një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për rastin konkret, do të ndërmerret një nismë ligjore për të saktësuar me gërmë të ligjit këtë çështje. Rama njoftoi se të hënën, së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, do të depozitojnë një nismë me tre firma për të adresuar boshllëkun e evidentuar.

Sipas tij, nisma do të prezantohet fillimisht në Grupin Parlamentar dhe më pas publikisht, në prani të medias, për të garantuar transparencë të plotë për opinionin publik. a.b

Po ndodh

Korrupsion me fondet e rikonstruksionit të Vilës 31, Vangjeli: Ku kanë përfunduar 1.2 mln euro para publike?

Korrupsion me fondet e rikonstruksionit të Vilës 31, Vangjeli: Ku kanë përfunduar 1.2 mln euro para publike?

08/03/2026
PROFIL/ Cila është karriera e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

Klodjan Braho: SPAK do të vijojë goditjen e zyrtarëve që e ndihmojnë

08/03/2026
VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

08/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Korrupsion me fondet e rikonstruksionit të Vilës 31, Vangjeli: Ku kanë përfunduar 1.2 mln euro para publike?

Korrupsion me fondet e rikonstruksionit të Vilës 31, Vangjeli: Ku kanë përfunduar 1.2 mln euro para publike?

08/03/2026
PROFIL/ Cila është karriera e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

Klodjan Braho: SPAK do të vijojë goditjen e zyrtarëve që e ndihmojnë

08/03/2026
VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

08/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.