Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Revolta juaj parandaloi grushtin e parë të shtetit. Edhe grushti i dytë që po përgatit Rama, do të dështojë

10/02/2026
Berisha: Revolta juaj parandaloi grushtin e parë të shtetit. Edhe grushti i dytë që po përgatit Rama, do të dështojë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se proteta e 24 janarit parandaLoi nje grusht shteti nga Rama ndersa po parandalon edhe grushtin e dyte te shtetit.

PJESE NGA FJALA E BERISHES/ Revolta juaj parandaloi grushtin e parë të shtetit. Edhe grushti i dytë që po përgatit Rama, do të dështojë. Dhe për këtë, keni falënderimet dhe mirënjohjen time më të thellë.
Revolta juaj në protestën e kaluar dha një sinjal të qartë brenda dhe jashtë vendit se ne nuk do të tolerojmë kurrë grushtin e shtetit për të mbrojtur vjedhjet e Edi Ramës dhe Lubisë së tij.
Dhe ja ku jemi këtu, përcilljani atij hajduti dhe mos e mbroni atë.
Ja ku jemi këtu Edi Rama, edhe grushtin e dytë që po përgatit, do të dështojë.
Dhe, shkurti është muaji kur ne zvarritëm diktatorin, shkurti është muaji kur ne do çlirojmë Shqipërinë.
Po të mos ishit ju, viganë, që me guximin tuaj morët në dorë gazin dhe helmin dhe ua flakët mbrapsht hajdutëve, po të mos ishte juaj që me revoltën tuaj shpëtuat nderin dhe dinjitetin e çdo shqiptari, po të mos ishit ju që me trimërinë tuaj u bëtë lajm kryesor në Europë dhe në botë, po të mos ishit ju që rezistuat përballët helmit të skaduar dhe u përballët dhëmb për dhëmb me regjimin, absolutisht Edi Rama do ia kishte dalë me grushtin e shtetit.
Por ky grusht shteti dështoi sepse siç e patë, e denoncuam atë edhe në kancelaritë më të larta të Europës, kur puthadorët e regjimit shpërndanin lajmet e rreme se gjasme Berishës iu ndërpre fjala në Strasburg.
Në fakt, unë po bëja detyrën time para jush, po denoncoja me forcën më të madhe në aulën e demokracisë evropiane, Edi Ramën si kryehajduti i kombit shqiptar, Ramaduron si ndërtuesin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
Kjo pra, miqtë e mi, është opozita e vërtetë.
Revolta juaj është sot zëri i ndërgjegjes qytetare, zëri i dinjitetit qytetar, zëri i ndërgjegjes kombëtare, zëri i dinjitetit kombëtar.
Zoti u bekoftë ju, familjet tuaja dhe shqiptarët kudo që janë.
Miq, mund të thonë shumë gjëra kundër nesh.
Mund të na sulmojnë ditë e natë me banalistë dhe televizionet e qeverisë. Por e vërteta është se ne, opozita e vërtetë, me revoltën tonë, parandaluam grushtin e shtetit më të rrezikshëm në historinë e Shqipërisë.
Mirëpo, fituam një betejë. Fituam një betejë shumë të rëndësishme, por nuk kemi fituar ende luftën.
Edi Rama, siç e patë, i ka shpallur luftë drejtësisë, ai deklaroi se në fazën tjetër të grushtit të shtetit, nuk do përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Dhe, nëse ne duam të çojmë në fund këtë betejë, nëse ne duam vërtet të shpëtojmë Shqipërinë, ka ardhur koha që Edi Ramën që tentoi grushtin e shtetit dhe deklaron se nuk heq dorë nga grushti i shtetit, ta shpallim armikun jo vetëm më të pamëshirë, por edhe më të rrezikshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Edi Rama është armiku më i rrezikshëm i Shqipërisë jo vetëm prej ngjarjeve të fundit.
Çdo shifër, çdo zhvillim i këtyre 13 viteve flet për një rrënim të Shqipërisë, me autor kryesor Edvin Ramën, Pashiqin shqipfolës për shqiptarët.

Po ndodh

Dhuna ndaj deputetit Bledion Nallbati gjatë protestës, Berisha niset me urgjencë drejt Traumës, akuza ndaj Sokol Bizhgës

Dhuna ndaj deputetit Bledion Nallbati gjatë protestës, Berisha niset me urgjencë drejt Traumës, akuza ndaj Sokol Bizhgës

10/02/2026
Policia sulmon me gaz selinë e PD-së, qytetarët strehohen brenda godinës

Policia sulmon me gaz selinë e PD-së, qytetarët strehohen brenda godinës

10/02/2026
Përplasje në protestën para Kuvendit, Nallbati përfundon në Spitalin e Traumës

Përplasje në protestën para Kuvendit, Nallbati përfundon në Spitalin e Traumës

10/02/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Dhune policore ne protesten e opozites, gaz dhe uje mbi qytetaret e qete

10/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dhuna ndaj deputetit Bledion Nallbati gjatë protestës, Berisha niset me urgjencë drejt Traumës, akuza ndaj Sokol Bizhgës

Dhuna ndaj deputetit Bledion Nallbati gjatë protestës, Berisha niset me urgjencë drejt Traumës, akuza ndaj Sokol Bizhgës

10/02/2026
Policia sulmon me gaz selinë e PD-së, qytetarët strehohen brenda godinës

Policia sulmon me gaz selinë e PD-së, qytetarët strehohen brenda godinës

10/02/2026
Përplasje në protestën para Kuvendit, Nallbati përfundon në Spitalin e Traumës

Përplasje në protestën para Kuvendit, Nallbati përfundon në Spitalin e Traumës

10/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.