Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt, të gjithë në Tiranë

07/02/2026
Berisha: Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt, të gjithë në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje nga foltorja në Kamëz, për pjesëmarrje masive në protestën e 10 shkurtit në Tiranë, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar jo vetëm për opozitën, por për të gjithë vendin.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se Partia Demokratike mbetet një forcë e madhe politike falë mbështetjes së qytetarëve, të cilët, sipas tij, nuk ia kanë hequr besimin as në momentet më të vështira. Ai theksoi se pavarësisht kritikave apo pakënaqësive, shqiptarët kanë gjykuar se vetëm përmes PD-së mund të realizohen idealet e tyre.

“Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt. Ai është mesazhi i të gjitha mesazheve”, deklaroi Berisha, duke shtuar se kjo protestë vjen në një moment kur Shqipëria, sipas tij, është vënë në vëmendjen e Bashkimit Europian për shkak të veprimeve të kryeministrit Edi Rama.

Berisha akuzoi Ramën për shkelje të parimeve, lidhje me krimin dhe përdorim të pushtetit për të shmangur drejtësinë, duke sjellë si shembuj rastet e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, protestat e opozitës kanë qenë një ndihmë e madhe për vendin, duke dërguar mesazhe të qarta brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që në ditët e mbetura të angazhohen për të ftuar miq, familjarë dhe të njohur, pavarësisht bindjeve politike, për të marrë pjesë në protestë, duke e cilësuar atë si një përpjekje për dinjitet, liri dhe mbrojtje të interesit kombëtar.

“Në 10 shkurt, e gjithë Kamza do të jetë në Tiranë. Kilometri i fundit do të jetë më i bukuri dhe do të gdhendet në muret e kohës për kontributin tuaj”, përfundoi Berisha.

Po ndodh

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.