Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Gjyqtarët dhe prokurorët kanë të drejtë për pagat e tyre. Si është historia e makinës luksoze te ‘Mektrin’

06/02/2026
Berisha: Gjyqtarët dhe prokurorët kanë të drejtë për pagat e tyre. Si është historia e makinës luksoze te ‘Mektrin’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD nuk do të bëhet pjesë e asnjë ndërhyrjeje në ligjet dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë, duke theksuar se gjyqtarët dhe prokurorët kanë të drejtë të plotë të kërkojnë paga sipas frymës së Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

I pyetur nga gazetarja Marsi Korreshi lidhur me debatet për pagat e gjyqtarëve dhe paralajmërimet e bëra nga ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Berisha u shpreh se çdo tentativë për ndërhyrje politike në drejtësi është e papranueshme.

Sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët kanë të drejtë të refuzojnë një piramidë pagash që, siç tha, është ndërtuar mbi qëllime të errëta politike. Berisha kujtoi se edhe në periudha të mëparshme, kur pagat e gjyqtarëve të Krimeve të Rënda varionin nga 1400 deri në 1600 euro, nuk ka pasur ankesa, pasi sistemi i pagave ishte në përputhje me Kushtetutën.

Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka krijuar, sipas tij, një grup mercenarësh të superpaguar për të goditur opozitën, duke vendosur paga që nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër të Europës, në një shtet që ka ndër pagat më të ulëta në kontinent.

Në vijim të deklaratës së tij, Berisha solli në vëmendje edhe një rast që, sipas tij, dëshmon përdorimin e drejtësisë për qëllime politike. Ai tregoi se një kompani e quajtur “Mektrin” është kontrolluar dy herë radhazi për të gjetur dokumentet e një automjeti “Range Rover”, që pretendohej se ishte blerë nga Flamur Noka.

Sipas Berishës, nga verifikimet rezultoi se automjeti ishte blerë nga ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, fakt që, sipas tij, nuk u interesoi më hetuesve, pasi rasti nuk mund të përdorej për të implikuar Flamur Nokën. “Dokumentet u refuzuan sapo u pa se makina ishte blerë nga Lul Basha”, u shpreh Berisha. a.b

Po ndodh

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026
Rama refuzoi interpelancën, por deputetët e opozitës i lënë targën në cdo tavolinë

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, hakerat kanë marrë emailet e deputetëve

10/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

Bardhi: Prova për Ballukun, mijëra mesazhe të ministres për tenderat

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026
Rama refuzoi interpelancën, por deputetët e opozitës i lënë targën në cdo tavolinë

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, hakerat kanë marrë emailet e deputetëve

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.