Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Censura e këtij regjimi është më e keqe se ajo e viteve të diktaturës

04/02/2026
Berisha: Censura e këtij regjimi është më e keqe se ajo e viteve të diktaturës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Berisha në takim me qytetarë të Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ashpër atë që e cilëson si censurë ekstreme të regjimit aktual, duke deklaruar se gjendja e lirisë së informacionit në Shqipëri është më e rëndë se gjatë diktaturës komuniste.

Në fjalën e tij, në foltoren e mbajtur me banorë të Tiranës, Berisha theksoi se censura sot shtrihet mbi qytetarët dhe median, përmes blerjes dhe kontrollit të drejtpërdrejtë të saj nga qeveria. Ai solli si shembull dosje të publikuara, ku sipas tij faktohet se televizione dhe media të ndryshme përfitojnë miliona euro apo prona në këmbim të mbështetjes ndaj qeverisë.Miq, nuk është vetëm kaq.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Një dimension tjetër më i zi i këtij regjimi është censura që vihet mbi ne, mbi ju, mbi qytetarët.
E patë ju, një dosje doli, se si X televizion merrte 2 milion, se si televizioni tjetër merrte 3 milionë, se si media tjetër merrte 4 mijë metra tokë, etj me radhë.
Në qoftë se analizoni, sot qytetarët janë më të mjerë në raport me censurën se në vitet e diktaturës.
Pse? Sepse në vitet e diktaturës së pari nuk ishin një ushtri mediash që mashtronin nga mëngjesi gjer në darkë. Ishin një. Por për fat të mirë ishte Zëri i Amerikës, ishte Radio Vatikani dhe një seri tjetër organesh që u thonin çdo natë të vërtetën shqiptarëve.
Dhe ti vërtet mund të dëgjoje RTSH-në, por ti dëgjoje edhe Zërin e Amerikës në darkë.
Ata që dinin gjuhë të huaja, përpiqeshin të merrnin, kurse kjo është bërë ferr, është bërë tmerr.
Një ushtri mercenarësh pa din, pa iman, ma nder, pa dinjitet, fabrikojnë nga mëngjesi gjer në darkë trillime dhe mashtrime për të mashtruar njerëzit dhe për të mbrojtur Edi Ramën.
Bëjnë gjithçka për të paraqitur çështje atë që nuk është çështje.
Për të shpërqendruar vëmendjen vetëm që të mos përqendrohemi tek Rama, Lubia.
Fshehin çdo të vërtetë, glorifikojnë të keqen.
Dëgjoni se çfarë lajmesh. Nga më absurdet.
Vendi i tij ishte në Davos, nuk e pranoi. Mediat e tij, nuk iku se priti çiftin presidencial. Çifti presidencial ishte në Davos.
E kuptoni se çfarë janë këta?
Ju e kuptoni, por duhet ta kuptojnë ata me të cilët rrimë gjithë ditën, me të cilët bisedojmë çdo ditë.
Nuk ka se si të mos jetë kjo një vështirësi shumë e madhe për ne. r.p

Po ndodh

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026
Rama refuzoi interpelancën, por deputetët e opozitës i lënë targën në cdo tavolinë

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, hakerat kanë marrë emailet e deputetëve

10/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

Bardhi: Prova për Ballukun, mijëra mesazhe të ministres për tenderat

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026
Rama refuzoi interpelancën, por deputetët e opozitës i lënë targën në cdo tavolinë

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, hakerat kanë marrë emailet e deputetëve

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.