Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

30/01/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje
Share on FacebookShare on Whatsapp

SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka thënë “Jo” Komisionit Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, të drejtuar nga Fatmir Xhafaj për një vizitë monitoruese në SPAK, në lidhje me zbatimin e masave për luftën kundër pastrimit të parave.

Në përgjigjen ndaj Kuvendit, SPAK sqaron se raportimi institucional është kryer dhe vijon të kryhet në mënyrë të rregullt dhe të plotë. Prokurorët vënë në dukje se nga ana e Agjencisë së Inteligjencës Financiare nuk ka pasur asnjë shqetësim konkret, asnjë çështje specifike dhe asnjë problem që të kërkonte një ndërhyrje të jashtëzakonshme parlamentare.

SPAK i kujton Kuvendit dhe Komisionit Xhafaj se është institucion i pavarur kushtetues. “Prokuroria e Posaçme nuk mund të monitorohet dhe nuk njeh legjitimitetin e kësaj praktike”.

Ky inspektim do të binte ndesh me pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme, një pavarësi që nuk është thjesht një parim formal, por kusht themelor për të siguruar hetime të pavarura, të paanshme dhe efikase në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

Në përfundim, SPAK shpreh hapur mosdakordësinë për realizimin e vizitës së planifikuar nga Komisioni Xhafaj që ishte planifikuar të zhvillohej në datën 6 shkurt 2026, duke e konsideruar atë në kapërcim të ligjit dhe cenim të pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme.

Në shkresë nënvizohet gjithashtu se SPAK ka raportuar më herët mbi zbatimin e rekomandimeve të Task-Forcës, në kuadër të procesit të vlerësimit të Shqipërisë nga Moneyval, organizata ndërkombëtare e monitorimit kundër pastrimit të parave.

Nisma për të bërë një vizitë monitoruese në SPAK është ndërmarrë në datën 18 dhjetor të vitit të kaluar, pra dy ditë pasi prokurori Dritan Prençi dorëzoi në parlament kërkesën për autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.