Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PS tërhiqet përkohsisht nga ‘shkarkimi’ i PD si bashkëkryetar të reformës territoriale

29/01/2026
PS tërhiqet përkohsisht nga ‘shkarkimi’ i PD si bashkëkryetar të reformës territoriale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Konferenca e kryetarëve

Partia Socialiste ka hequr dorë, të paktën për momentin, nga kërkesa për të pasur shumicën në Komisionin e Reformës Territoriale, me kusht që Partia Demokratike të rikthehet në punimet e këtij komisioni. PS e ka bërë këtë propozim gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Sipas socialistëve, nëse PD është serioze në qëndrimin e saj se nuk po bojkoton reformën territoriale, atëherë komisioni duhet të mblidhet të hënën për të verifikuar pjesëmarrjen e opozitës. Në rast se përfaqësuesit e PD marrin pjesë në mbledhje, PS ka shprehur gatishmërinë për të tërhequr formulën e propozuar më herët për heqjen e barazisë në përbërjen e komisionit.

Gjatë diskutimeve në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka mohuar bojkotin e punimeve, duke sqaruar se mungesat kanë qenë për arsye angazhimesh të tjera. “Nuk ka pasur bojkot. Thjesht në dy data kur ishin planifikuar mbledhje, anëtarët tanë nuk kanë qenë të pranishëm për shkak të angazhimeve të tjera”, mësohet të ketë deklaruar Bardhi.

Ai ka kritikuar ashpër mazhorancën për mungesë vullneti për dialog dhe konsensus, duke theksuar se procesi duhet të zhvillohet në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Europian. “Ne kërkojmë procese konsensuale dhe mekanizma dialogu. Ju i refuzoni këto dhe silleni sikur opozita është vetëm një fasadë për të krijuar përshtypjen se gjithçka funksionon normalisht. Por asgjë nuk është normale. Këtë e dinë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, është shprehur Bardhi.

Sipas tij, mazhoranca nuk synon interesin e qytetarëve, por ridizenjimin e hartës elektorale. Ai ka kujtuar reformën e vitit 2014, duke e cilësuar atë si një proces që, sipas opozitës, dëmtoi pushtetin vendor dhe interesat e qytetarëve.m.k

Po ndodh

PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

11/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Ahmetaj reagon ndaj deklaratës së Ramës: Po kërkon të ndikojë gjykatën në çështjen tine

11/03/2026
Anulohet tenderi për portin e ri tregtar në Porto Romano, kompania e vetme në garë nuk dorëzon ofertë

Anulohet tenderi për portin e ri tregtar në Porto Romano, kompania e vetme në garë nuk dorëzon ofertë

11/03/2026
DY STANDARDE/ Rama shmangu garën për kryetar, Kryesia e re e PS vendos kriteret për zgjedhjet e krerëve lokalë

Rama mbledh Kryesinë e PS-së një ditë para votimit të imunitetit të Ballukut, u kujton zgjedhjet e brendshne në PD

11/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

11/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Ahmetaj reagon ndaj deklaratës së Ramës: Po kërkon të ndikojë gjykatën në çështjen tine

11/03/2026
Anulohet tenderi për portin e ri tregtar në Porto Romano, kompania e vetme në garë nuk dorëzon ofertë

Anulohet tenderi për portin e ri tregtar në Porto Romano, kompania e vetme në garë nuk dorëzon ofertë

11/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.