Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

28/01/2026
Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë
Share on FacebookShare on Whatsapp


Kuvendi miratoi amendimet në Kodin Penal, ndryshimet në ligjin e AMA-s dhe dy ligje të rëndësishme për sistemin e drejtësisë, në një seancë plenare maratonë që u zhvillua kryesisht pa përfshirjen e opozitës në pjesën më të madhe të votimeve.

Nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Parlamenti u mblodh në seancë plenare ku në nisje u prezantua rendi i ditës dhe njoftimet përkatëse. Gjatë seancës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, duke shtyrë shqyrtimin e katër projektligjeve të parashikuara. Kërkesa u hodh në votim dhe u miratua me shumicë votash.

Më pas, Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi 1 Akt Normativ dhe 13 projektligje, shumica e të cilave u votuan vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita ishte kundër ose nuk mori pjesë në procesin e votimit.

Seanca nisi me miratimin e Aktit Normativ nr. 11, datë 19.12.2025, për ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2025”, i cili u miratua me 85 vota pro dhe 10 kundër.

Ndër projektligjet më të rëndësishme të miratuara ishte ai për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, si dhe ndryshimet në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të cilat u votuan me 85 vota pro dhe 9–10 vota kundër.

Kuvendi miratoi gjithashtu ndryshime në ligjin “Për Mediat Audiovizive”, ligjin “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ligjin për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, ku opozita votoi kundër ose mungoi në sallë.

Po ashtu, u miratuan një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare dhe akte aderimi, përfshirë bashkëpunimin strategjik me Italinë dhe protokollin për ndalimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit, të cilat kaluan pa vota kundër.

Seanca plenare u mbyll rreth orës 04:00 të mëngjesit, pas një procesi të gjatë votimesh, të shoqëruar me kritika nga opozita për mungesë dialogu dhe vendimmarrje të njëanshme nga mazhoranca. a.b

Po ndodh

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

11/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Ahmetaj reagon ndaj deklaratës së Ramës: Po kërkon të ndikojë gjykatën në çështjen tine

11/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

11/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.