Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama nuk ishte në Davos për nënshkrimin e marrëveshjes me Trump

22/01/2026
Rama nuk ishte në Davos për nënshkrimin e marrëveshjes me Trump

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Nënshkrimi i marrëveshjes me Trump

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk mori pjesë sot në Davos gjatë ceremonisë së firmosjes së marrëveshjes për krijimin e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes”, një nismë e ndërmarrë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, edhe pse Shqipëria ka shprehur zyrtarisht qëndrimin e saj pro kësaj marrëveshjeje.

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, Trump firmosi marrëveshjen së bashku me krerë shtetesh dhe përfaqësues të vendeve që kishin pranuar ftesën e tij për t’u bërë pjesë e këtij organizmi të ri ndërkombëtar, të cilin ai e prezantoi si një instrument të ri për ndërmjetësim diplomatik dhe ndikim global.

Ndërsa Rama nuk ndodhej në Davos por në Tiranë, Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani, e cila mori një ftesë personale nga Trump për përfshirjen e Kosovës në këtë nismë. Para firmosjes, Osmani dhe Trump zhvilluan një bisedë të shkurtër kokë më kokë, të shoqëruar me shtrëngim duarsh, përpara se presidentja e Kosovës të hidhte firmën duke përfaqësuar zyrtarisht Prishtinën.

Gjatë fjalimit të tij në Davos, Trump e cilësoi Bordin e Paqes si “një nga mekanizmat dhe instrumentet më të rëndësishme që janë krijuar ndonjëherë”, duke theksuar se “pothuajse çdo vend dëshiron të jetë pjesë e këtij grupi”. Me stilin e tij karakteristik, ai nuk i kurseu batutat, duke deklaruar se liderët e këtij grupi i pëlqen pothuajse të gjithë, “përveç dy ose tre që nuk i duroj dot”. a.b

Po ndodh

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.