Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Miliona euro për argjinaturat e Semanit, përmbytjet shfaqin korrupsionin në investime

15/01/2026
Miliona euro për argjinaturat e Semanit, përmbytjet shfaqin korrupsionin në investime

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp


Rama dhe Balluku duke inspektuar investimet kohë më parë

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për dështimin e investimeve në argjinaturat e lumit Seman, pas përmbytjeve të fundit në qarkun e Fierit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se dy investime të financuara me miliona euro, të shpallura si suksese madhore nga qeveria, rezultuan në gjendje të rëndë dhe të paafta për të përballuar situatën.

Sipas PD, vetëm disa muaj më parë kryeministri Edi Rama, së bashku me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe ministren e Bujqësisë Anila Denaj, inspektuan investimin për rehabilitimin e argjinaturës së majtë të lumit Seman në bashkinë e Fierit, një projekt që u deklarua i përfunduar brenda katër muajve të fundit të vitit 2024. Rama kishte pohuar publikisht se argjinatura ishte përmirësuar në një shtrirje prej 8 kilometrash dhe se ishin mbrojtur nga përmbytjet rreth 5 mijë hektarë tokë bujqësore.

Po ashtu, qeveria ka deklaruar se në 5 vitet e fundit janë investuar rreth 6 milionë euro vetëm për rehabilitimin e argjinaturave në qarkun e Fierit, përfshirë rreth 30 kilometra argjinaturë, 14 kantiere aktive dhe ndërhyrje në hidrovorë, investime që sipas Ministrisë së Bujqësisë do të garantonin mbrojtjen e afro 20 mijë hektarëve tokë bujqësore.

Ndërkohë, ministrja e Bujqësisë ka deklaruar më herët se investimet vjetore në sistemet e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet në qarkun e Fierit arrijnë në rreth 20 milionë euro në vit, shifër që sipas PD e çon totalin e fondeve të akorduara në dhjetëra milionë euro.

Megjithatë, sipas Partisë Demokratike, realiteti në terren është krejt tjetër. Reshjet e shumta dhe rritja e prurjeve të lumit Seman kanë shkaktuar çarje të argjinaturave në disa segmente, duke përmbytur toka bujqësore në disa fshatra dhe rreth 20 banesa në fshatin Hasturkas, në Libofshë.

PD thekson se përmbytjet nxorën në pah dështimin e dy investimeve kryesore në argjinatura, të cilat u prezantuan si zgjidhje përfundimtare, por që sipas saj u shembën përballë situatës së parë të vështirë. Opozita kërkon përgjegjësi për milionat e shpenzuara dhe dëmet e shkaktuara qytetarëve dhe fermerëve, duke i bërë thirrje SPAK-ut të hetojë këto investime. a.b

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.