Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjyqi ndaj Berishës, avokatët kërkojnë të dëshmojë Edi Rama

12/01/2026
Gjyqi ndaj Berishës, avokatët kërkojnë të dëshmojë Edi Rama
Share on FacebookShare on Whatsapp

Jamarbër Malltezi sot para GJKKO:Aty ju ishte shkollë u shpërblye tv që mbështet Ramën


Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua sot seanca gjyqësore në kuadër të çështjes që SPAK ka ngritur ndaj ish-kryeministrit dhebkreubi PD, Sali Berisha dhe bashkëpandehurve të tij për dosjen e njohur si “Partizani”.

Gjatë fjalës së mbrojtjes, avokati Genc Gjokutaj kërkoi që procesi të zhvillohet mbi bazën e një hetimi të pavarur dhe për zbulimin e së vërtetës. Sipas tij, në dosje nuk ekziston asnjë provë apo akt që të lidhë Berishën me shkelje apo vepra penale.

“E nderuar gjykatë, nuk e keni të lehtë detyrën, por asnjë provë nuk lidh klientin tonë me akuzat. Hetimi duhet të shërbejë për të provuar të vërtetën, jo për të justifikuar një akuzë të paracaktuar,” – u shpreh Gjokutaj.

Mbrojtja kërkoi që në vijim të procesit të thirren si dëshmitarë shtetas të propozuar nga prokuroria, si dhe disa të tjerë që sipas saj janë kyç për çështjen, përfshirë kryeministrin aktual Edi Rama – në kohën e ngjarjes kryetar bashkie, i cili “ka përpiluar bazën ligjore që ktheu truallin e klubit sportiv në sipërfaqe ndërtimore”.
Gjokutaj kërkoi gjithashtu dëshminë e Besmir Karanxhas, të cilin e cilësoi “aktivist politik”, si dhe të ekspertëve që kanë kryer ekspertimet përkatëse.

Nga ana tjetër, avokatja Klodiana Gjyzari theksoi se procesi ka shtytje politike dhe se hetimi është nisur menjëherë pas marrjes së pushtetit nga shumica aktuale.

“Kemi të bëjmë me një përndjekje politike, jo penale. Kallëzimi është bërë nga Taulant Balla dhe regjistrimi është bërë brenda ditës. Kontrollet janë urdhëruar nga ministria e Mbrojtjes dhe aktet përkatëse nuk gjenden në asnjë arkiv,” – deklaroi ajo.

Sipas Gjyzarit, pretendimet e prokurorisë janë të paqëndrueshme, pasi “nuk ekziston asnjë akt shpronësimi i firmosur nga Berisha” dhe “akuzat bazohen në supozime lidhur me përfitime të mundshme pas largimit nga detyra, që nuk janë provuar në asnjë formë”.

Ajo shtoi se “prokuroria fillimisht ka gjetur autorin dhe më pas veprën penale”, ndërsa akuzat për “marrëveshje me përfitime të ardhshme” janë të pabazuara.

“Sipas logjikës së prokurorisë, çdo pronar që ka përfituar kthimin e pasurisë së tij ligjshme do të gjendej nën akuzë, pavarësisht rrethanave,” – tha avokatja.

Procesi në themel ndaj ish-kryeministrit Berisha për dosjen “Partizani” pritet të vijojë në seancat e ardhshme, teksa trupa gjykuese do të shqyrtojë kërkesat e mbrojtjes për thirrjen e dëshmitarëve të rinj dhe administrimin e akteve shtesë.


Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.