Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha thirrje për protestë më 24 janar: Të bashkohemi për përmbysjen e narko-diktaturës

12/01/2026
Berisha thirrje për protestë më 24 janar: Të bashkohemi për përmbysjen e narko-diktaturës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar qytetarët sot të marrin pjesë në protestën kombëtare që do të zhvillohet më 24 janar, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar për krijimin e një fronti të vërtetë opozitar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Berisha ndërsa e mori fjalën në foltoren e opozitës para Kryeministrisë thekson se protesta synon t’i dërgojë mesazhe të qarta dhe përfundimtare kryeministrit Rama, duke i bërë thirrje të heqë dorë nga ajo që ai e quan “grusht shteti” dhe të pranojë ligjin dhe Kushtetutën. Sipas tij, në të kundërt, opozita do ta nxjerrë qeverinë jashtë rendit kushtetues.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen masivisht në shesh më 24 janar për të treguar, sipas tij, fuqinë e bashkimit, guximin dhe shpirtin e pamposhtur të opozitës shqiptare. Ai theksoi se ditët në vijim janë vendimtare për komunikimin me çdo qytetar dhe intelektual, pavarësisht bindjeve politike, duke dënuar konformizmin si një pengesë serioze për rolin e intelektualëve në shoqëri.

Në deklaratën e tij, kreu i PD-së e cilësoi qeverisjen aktuale si një diktaturë autokratike dhe kleptokratike, duke e akuzuar Edi Ramën si narkodiktatorin e parë dhe të vetëm në Europë. Ai theksoi se vetëm një front i gjerë opozitar mund të sjellë ndryshimin politik në vend.

Berisha u drejtua edhe të rinjve, duke i ftuar të angazhohen aktivisht në protestë dhe në përpjekjet për rrëzimin e regjimit aktual. Sipas tij, brezi i ri është bartësi i misioneve të mëdha historike dhe ka rolin kyç në përmbysjen e diktaturave dhe epokave politike. m.k

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.