Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vjosa kalon nivelin 9 metra. Nis evakuimi në disa fshatra

08/01/2026
Vjosa kalon nivelin 9 metra. Nis evakuimi në disa fshatra

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Vjosa në Urën e Mifolit

Lumi Vjosë ka arritur nivelin 9 metra në urën e Mifolit, në zonën e Novoselës, duke përkeqësuar ndjeshëm situatën dhe duke krijuar rrezik për banorët përreth si dhe për tokat bujqësore.

Bashkia e Vlorës, në koordinim me strukturat e emergjencave civile, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, ka angazhuar të gjitha kapacitetet në terren dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për të asistuar banorët. Ndihma parashikohet si në rast nevoje për evakuim, ashtu edhe për marrjen e masave të nevojshme për shpëtimin dhe garantimin e sigurisë së bagëtive.

Autoritetet vendore u bëjnë thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e strukturave përgjegjëse në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara, deri në përmirësimin e situatës.

Ndërkohë, prurje të konsiderueshme janë regjistruar edhe në Memaliaj, ku niveli i lumit ka shkuar në 7.5 metra. Si pasojë e reshjeve të dendura, raportohet se janë përmbytur rreth 100 hektarë tokë bujqësore, ndërsa uji ka hyrë në 14 banesa. Përmbytje janë evidentuar gjithashtu në tokat e zonave Bishan dhe Fitore.

Situata paraqitet problematike edhe në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, në Njësinë Administrative Frakull, ku ka prezencë uji si pasojë e prurjeve të lumit. Nga ky stacion sigurohet furnizimi me ujë i qytetit të Fierit, çka e bën situatën edhe më delikate. r.k

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.