Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

42 milionë eurot për mbrojtjen nga përmbytjet në Durrës janë vjedhur

07/01/2026
42 milionë eurot për mbrojtjen nga përmbytjet në Durrës janë vjedhur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Berisha në konferencë shtypi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për vjedhjen e fondeve të destinuara për mbrojtjen e Durrësit nga përmbytjet, duke deklaruar se 42 milionë euro të paguara nga taksapaguesit shqiptarë nuk janë përdorur për qëllimin e tyre.

Në një deklaratë për mediat, Berisha pranoi se reshjet e fundit kanë qenë shumë intensive, por theksoi se Durrësi “kurrë nuk ka njohur një përmbytje të tillë”, duke shtuar se përmasat e situatës janë pasojë direkte e korrupsionit dhe keqmenaxhimit. Sipas tij, shkaku kryesor i kësaj gjendjeje është “vjedhja, vjedhja dhe vetëm vjedhja e fondeve publike”.

Berisha u ndal veçanërisht te problematikat e hidrovoreve, duke deklaruar se hidrovori i Porto Romanos funksionon vetëm kur niveli i ujit kalon mbi 70 centimetra, ndërsa ai i Hamallajt ka rreth tetë muaj që i ka pompat jashtë funksionit. Sipas tij, këto defekte e bëjnë të pamundur parandalimin në kohë të përmbytjeve.

Kreu i PD-së theksoi gjithashtu se Durrësi disponon një sistem kanalizimesh të mirëprojektuar, i cili sipas tij nuk funksionon për shkak se kanalet janë të bllokuara dhe nuk pastrohen. Ai akuzoi se fondet e parashikuara për mirëmbajtjen e tyre janë vjedhur nga ajo që e cilësoi si “mafia qeveritare e Durrësit dhe Tiranës”.

Berisha kërkoi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duke pranuar se përmbytjet kanë edhe shkak natyror, por theksoi se këto përmasa nuk do të ishin arritur nëse hidrovoret dhe sistemi i kanalizimeve do të ishin në funksion të plotë. Ai shtoi se nga Vora deri në bregdet shtrihet një rrjet kanalizimesh i ndërtuar për të mbrojtur zonën nga përmbytjet, por sipas tij, këto kanale janë “fiktive dhe të bllokuara”.

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.