Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjykata Kushtetuese: Nuk ka asnjë vendimmarrje për çështjen Balluku

29/12/2025
LISTA/Dalin emrat e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka reaguar zyrtarisht përmes një sqarimi për publikun dhe median, duke përgënjeshtruar si tërësisht të pavërteta deklaratat e bëra së fundmi nga subjekte të ndryshme publike dhe private lidhur me procedurën dhe rezultatin e votimit për pezullimin e zbatimit të disa vendimeve gjyqësore.

Reagimi lidhet me vendimet nr.118, datë 19.11.2025, dhe nr.120, datë 22.11.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në pjesën që parashikon caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku.

Gjykata Kushtetuese thekson se çështja ndodhet ende në një procedurë gjyqësore kushtetuese në vijim dhe bën me dije se më datë 22 janar 2026 ajo do të shqyrtohet në seancë plenare publike. Në këtë proces janë përfshirë si palë kërkuese Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, ndërsa subjekte të interesuara janë Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për të garantuar zhvillimin e një procesi të rregullt dhe në përputhje me standardet kushtetuese, Gjykata Kushtetuese u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në debatin publik të tregohen të matur dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyre, duke shmangur çdo formë paragjykimi apo përgojimi ndaj gjyqtarëve individualë apo institucionit në tërësi. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.