Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Të rinj demokratë protestë pranë vilës së Kryeministrit në Surrel

27/12/2025
Të rinj demokratë protestë pranë vilës së Kryeministrit në Surrel

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Klevis Balliu, Besarf Xhaferi dhe Elda Hoti me të rinjtë në Surrel

Tension dhe protestë në Surrel këtë mbrëmje vetëm pak metra nga vila e betontë e Kryeministrit Edi Rama në periferi të Tiranës.

Disa qindra të rinj të drejtuar nga deputetët Klevis Balliu, Besarf Xhaferi dhe Elda Hoti po protestojnë duke i kërkuar Ramës dorëheqje.

Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike ‘flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit,’ deputetët, anëtarët e FRPD dhe Lidhjes Demokratike të Gruas kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës dhe i kërkojnë këtij të fundit të përballet me drejtësinë për akuzat për korrupsion.
Deputetët e PD-së Klevis Balliu, Elda Hoti, Besart Xhaferri, deklaruan nga Surreli se nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen, qëndrestarët që dolën më 22 dhjetor në bulevard do të zhvendosen këtu, në Surrel.

KLEVIS BALLIU / Sot, sot kemi ardhur këtu. Këto janë veprime guerile paqësore, për t’i dhënë mesazh kryehajdutit të Shqipërisë. Ose jep dorëheqjen, ose me hira me pa hirë do të heqin qytetarët shqiptarë. Ke larguar 1.2 milionë shqiptarë nga vendi i tyre. U ke zaptuar pronat, i ke vjedhur shtëpitë, i ke nxjerrë nga shtëpiat e tyre, e nëse ti nuk jep dorëheqjen të përballesh me drejtësinë, bashkë me Agasin dhe me Lubinë tënde, shqiptarët do të marrin ty nga shtëpia jote dhe do të çojnë ata në burg, nëse drejtësia nuk vepron ndaj teje. Sot është një mesazh nga zonjat, nga të rinjtë dhe të rejat të cilat kanë ardhur sot, të shumta në numër, të shumtë në numër, për t’i dhënë këtij njeriu këtë mesazh. Në të kundërt, qëndrestarët që pe në bulevard, do t’i kesh në kuzhinë. Në qoftë se nuk jep dorëheqjen, nuk largohesh, je kapur në krim, ke vjedhur paratë e shqiptarëve dhe është koha të mbash përgjegjësi. Me hir a me pahir, është zgjidhja jote, por qytetarët nuk do të ndalen derisa të të largojnë.
Ndaj, hajdut, hajdut, jep dorëheqjen!

BESART XHAFERRI/ Atëherë, jemi sot këtu me të rinjtë dhe po ashtu me zonjat e LDG-së, Lidhjes Demokratike të Gruas dhe të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, për të ardhur dhe për të parë sarajet e Edi Ramës dhe për të kuptuar që të rinjtë nuk arrijnë dot të blejnë dhe një aneks sot, jo më një shtëpi. Ndërkohë që ky diktatori ka një katun të tërë. Ka një çiflig, vetëm këtu. Dhe kush e di se sa mijëra e mijëra apartamente ka, përderisa Belinda Balluku, vetëm një zëvendëse e rëndomtë e tij, ka 300 apartamente. Edi Rama nuk do i shpëtosh dot gjeneratës Z. Nuk do i shpëtosh dot të rinjve të cilët i detyrove të ikin nga ky vend dhe të vuajnë dhe mos të shohin më të afërmit e tyre. I ke larguar, i ke dëbuar. Nga tani e tutje, do i kesh këtu akoma dhe më shpesh, të vijnë dhe të shohin se sa shumë i ke vjedhur.

ELDA HOTI/ Jemi sot këtu me të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, të cilëve ju duhen mbi 25 vite punë për të blerë një apartament, ndërsa e pandehura Belinda Balluku ka mbi 300 apartamente. Jemi këtu për të kundërshtuar dhe për të protestuar kundër korrupsionit galopant që sot është në Shqipëri, që ka përfshirë çdo qelizë të institucioneve, institucione që duhet të ishin në mbrojtje të qytetarëve, për t’ju shërbyer qytetarëve. Sot i shikojmë se si janë marrë peng nga koordinatori i krimit të organizuar, Ergys Agasi, i cili pi verë me kryeministrin e, që është fatkeqësisht kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, verë 30.000 euro, që pi kryeministri i vendit më të varfër në Europë. Ndaj ne sot i kemi ardhur atij në sarajet e tija për t’i kërkuar dorëheqjen e menjëhershme, që Shqipëria të ketë qeveri teknike, që të ketë zgjedhje të lira, që të ketë demokraci, që të rinjtë dhe të rejat të vazhdojnë të jetojnë dhe të rikthehen në vendin e tyre, të jetojnë me dinjitet dhe jo të marrin rrugët e botës duke rrezikuar jetën me gomone, dhe ky vazhdon e vjedh e shkatërron bashkë me Belinda Ballukun, të cilët po e mbajnë peng këtë vend dhe kryeministri i vendit është presidenti i vetëm në botë që kryeministrit i bëhet avokat i të pandehurës Belinda Balluku, i cili sot po pengon drejtësinë dhe po e mban peng këtë vend me Belindën, Belindat, Mirlindat, Ergysin. Prandaj jemi sot këtu për t’i dhënë një mesazh të qartë: jep dorëheqjen dhe çliroje këtë vend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.