Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha në Korçë, kërkon largimin pa kthim të Edi Ramës: Je si në legjendë, ‘një i vdekur me një të gjallë’

27/12/2025
Berisha në Korçë, kërkon largimin pa kthim të Edi Ramës: Je si në legjendë, ‘një i vdekur me një të gjallë’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Berisha në Korçë

Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe është kapital. Jep dorëheqjen, deklaroi sot kreu i PD gjatë një takimi me demokratët korçarë.

“Ndaj dhe ju garantoj se Edi Rama i ka ditët e numëruara, kohërat e numëruara.
Se, se ashtu siç thotë edhe legjenda, keni parë, s’keni parë një të vdekur me të gjallë, të dy ata janë të vdekur politikisht bashkë me Rilindjen e tyre, që është një strofull krimi, strofull krimi edhe duhet të largohet nga historia.
Ndaj dhe demokratë dhe demokrate të Korçës, qytetarë dhe qytetare të Korçës, ju ftoj në emër të dinjitetit tonë njerëzor, të dashurisë sonë për këtë vend, për këtë komb që po rrokulliset si asnjëherë në historinë e tij, që po ecën drejt shuarjes me këto përmasa largimi nga vendi, për këtë komb që varfërohet, në një kohë kur Shqipëria është nga vendet më të begata, më përrallore me pasuritë e saj.
Për trashëgiminë tonë, se dhe ajo ka vlerën, për familjen, për familjen dhe vlerat e saj. Miq, ligji që miratoi ky bastard i George Sorosit, ligji që miratoi është ligji i shkatërrimit të përfundimtar të familjes. Të rinjtë nuk e dinë. Edhe s’kanë pse ta dinë.
Por, në manifestin e Marksit, armiku apo gjëja më e keqe e planetit sipas filozofit parajak terrorist, Karl Marks, ishte prona private. Post-marksistët, post-marksistët kanë shpallur familjen dhe shpërbërjen e saj, ndryshimin e gjinive dhe shpërbërjen e tyre si qëllimin kryesor të një bote të ardhshme.
Ndaj dhe kjo betejë është një betejë për familjen tonë, e cila ka mbajtur kombin nga shekulli në shekull, nga mijëvjeçari në mijëvjeçar dhe i detyrojmë një lloj sa Zotit ekzistencën tonë.
Këtu, nga Korça, i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe është kapital.
Dënimi yt politik është pa kthim dhe kapital.
Jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen, se nuk ka forcë në botë që të mban më në pushtet.
Jo.
Se korçarët, se tiranasit, se shqiptarët, çdo ditë betohen për të treguar vendin që meriton.
Tani, ju them unë ju një gjë. Në qoftë se do kishte dënim me vdekje, ja kam thënë dhe njëherë, ajo Lubia që shihni ju, bashkë me Edi Ramën meritonte jo një, po tre dënime të tilla.
Të falenderojë Zotin që Shqipëria nuk ka dënim me vdekje, me vjedhjet që kanë bërë. Jua them unë juve, ama.
Ndaj dhe Partia Demokratike dhe opozita e cila ka gjithë trashëgiminë e saj, ka të drejtën me vete, ka guximin e qytetarëve.
Në javë që vijnë, Edi Ramën do e përcjellin në honet e historisë, në banesën e turpit, për vjedhjet që ka bërë.
Kjo kërkon nga çdo qytetar, kërkon nga çdo demokrat e demokratë, protestë paqësore të qëndrueshme”, deklaroi Berisha. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.