Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hetim tjetër për Ballukun, theksohet tek kërkesa për Kuvendin

18/12/2025
Belinda Balluku paraqitet në GJKKO për vlersimin e masës së sigurisë ndaj saj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Belinda Balluku në SPAK disa ditë më parë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) argumenton në letrën drejtuar Kuvendit se nevojat e sigurimit ndaj Belinda Ballukut janë rënduar ndjeshëm dhe se ekziston një rrezik real që ajo të prishë ose manipulojë provat, të ndikojë te dëshmitarët.

Prokuroria thekson se, krahas hetimeve për tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe atë të Unazës së Madhe, po zhvillohen hetime edhe për fakte të tjera penale ku përfshihet edhe një procedurë koncesioni.

Sipas SPAK, një nga arsyet kryesore për kërkesën e arrestimit që i ka kërkuar miratim Kuvendit, lidhet me rrezikun e prishjes apo manipulimit të provave. Prokuroria e Posaçme nënvizon se gjatë hetimit po administrohen vazhdimisht prova nga institucione të ndryshme, ndërsa dokumentacioni kryesor ndodhet pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, institucion që drejtohet nga vetë Balluku.

Po ashtu, SPAK bën me dije se po merren në pyetje dëshmitarë të ndryshëm, përfshirë zyrtarë dhe vartës të drejtpërdrejtë të saj. Sipas prokurorisë, kjo e bën gjendjen e saj të lirë një rrezik real për mbledhjen dhe integritetin e provave, për shkak të funksionit që ajo ushtron si zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në argumentimin e saj, SPAK thekson se ekziston mundësia që e pandehura të ndërhyjë për prishjen ose asgjësimin e provave, apo të krijojë rrethana që vështirësojnë mbledhjen e tyre, duke shtuar se tashmë janë konstatuar përpjekje për të ndikuar te dëshmitarët.

Prokuroria ngre gjithashtu shqetësimin për rrezikun e largimit të Ballukut, duke e lidhur këtë me marzhin e lartë të dënimit të parashikuar nga ligji për veprën penale që dyshohet, si dhe me faktin se ajo dyshohet se e ka kryer veprën disa herë dhe në bashkëpunim. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.