Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Floriana Garo hap dyert e selisë blu për “Elevate”, si funksionon selia e partisë më të madhe të opozitës

03/10/2025
Floriana Garo hap dyert e selisë blu për “Elevate”, si funksionon selia e partisë më të madhe të opozitës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, zhvilloi një tur në selinë qendrore të PD-së për emisionin Elevate.

Turi u ndal në disa prej zyrave dhe sallave ku zhvillohet çdo ditë aktiviteti politik i demokratëve. Garo prezantoi zyrën e Organizimit të PD-së, Forumit Rinor, zyrën e drejtorit të Komunikimit dhe Zyrën e Shtypit, atë të Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka, si dhe sallat ku mbahen deklaratat për mediat dhe mbledhjet kryesore të strukturave të PD-së

Momenti më i veçantë i turit ishte ndalesa në zyrën e kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha. Para se të hynte aty, Garo ndaloi në paradhomën e sekretares së tij, znj. Eda Hyka, e cila prej vitesh shërben me përkushtim në selinë blu dhe prane liderit historik.

Zyra e Berishës u përshkrua si një hapësirë simbolike, ku prej dekadash janë pritur personalitete ndërkombëtare, figura politike, por edhe qytetarë të thjeshtë. “Kjo ka qenë gjithmonë një zyrë e hapur për këdo,” tha Berisha.

Lideri historik i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha u ndal edhe te marrëdhënia e tij me librat, të cilët i konsideron udhërrëfyes të pandarë. Ai shtoi se një pjesë të mirë të tyre i lexon online nga ipad i tij, edhe pse libri në formë fizike është i pazëvendësueshëm.

Në vijim, Berisha e cilësoi Partinë Demokratike si forca kryesore të rezistencës ndaj regjimit aktual. “Të rinjtë shqiptarë duhet të shohin me shpresë te PD. Diktaturat nuk largohen me zgjedhje farsë, por me protesta të fuqishme, kur qytetarët vendosin të marrin në dorë fatin e tyre,” theksoi ai.

Duke iu referuar rastit të Erion Veliajt, Kryetari i PD, Sali Berisha kujtoi se vetëm një vit më parë ai konsiderohej “superstari i regjimit”, por opozita arriti ta gozhdonte politikisht. “Sot ai është kthyer në problem për Edi Ramën. Këshilltarët që sot vendosën për ekzekutimin e tij politik, para disa muajsh zvarriteshin nëpër dritaret e SPAK për ta mbrojtur,” shtoi Berisha.

Lideri opozitar, Sali Berisha deklaroi se misioni i tij nuk lidhet me pushtetin personal, por me çlirimin e vendit. “Nuk është një betejë për poste, por një mision për shpëtimin e Shqipërisë nga një regjim autokratik dhe për t’u kthyer shqiptarëve lirinë dhe shpresën,” përfundoi ai. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacion kundër mashtrimeve online, goditen dy call center në Tiranë

Operacion kundër mashtrimeve online, goditen dy call center në Tiranë

13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

13/04/2026
Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

13/04/2026
Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacion kundër mashtrimeve online, goditen dy call center në Tiranë

Operacion kundër mashtrimeve online, goditen dy call center në Tiranë

13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

13/04/2026
Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

13/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.