Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLGJ reagon për akuzat e kryeministrit Rama për gjyqtarët: Po minohet pavarësia e pushtetit gjyqësor

29/08/2025
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar sot pa ndonjë objektiv të theksuar por me kontekst sulmet e Kryeministrit Edi Rama ndaj disa gjyqtarëve lidhur me vendimet e tyre për çështje që lidhen me ndërtimet.

KLGJ thotë se po reagon duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të subjekteve publike apo private, deklarata të cilat cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

“Në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit. Për rrjedhojë, ushtrimi i funksionit të tyre duhet të jetë i pavarur dhe i çliruar nga çdo formë ndikimi, duke ju nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Në një shtet të së drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve përbën parim themelor dhe gjyqtari ushtron funksionet në mënyrë të pavarur, duke vlerësuar faktet dhe interpretuar ligjin, i lirë nga çdo ndikim i jashtëm.

Këshilli ju bën thirrje gjithë subjekteve publike dhe private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës. E vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. Po ashtu, çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse.

KLGJ në përputhje me kompetencat kushtetuese, shpreh mbështetjen e plotë ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe përpjekjeve të tyre të përditshme në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe në shërbim të interesit publik. Po ashtu i inkurajon ata të ushtrojnë funksionin e tyre, në mënyrë të përgjegjshme dhe të pavarur nga çdo ndikim i jashtëm.

Në një shtet të së drejtës – i cili sot është më pranë se kurrë aspiratës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian – vetëm përmes një sistemi gjyqësor të pavarur mund të sigurohet barazia para ligjit dhe një drejtësi efektive, e cila meriton besimin e publikut”, thuhet në deklaratën e KLGJ. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksidenti rëndë, çifti i turistëve zviceranë plagoset në Mat

Aksident i rëndë në Tiranë, çfarë ndodhi në aksin Baldushk-Vishnjë

22/03/2026
Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Pak orë para protestës, apeli i Berishës për qytetarët shqiptarë

22/03/2026
Mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme

Mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme

22/03/2026
Bardhi tregon shënjestrën tjetër të opozitës pas Parlamentit

Në orën 18.00 protesta e opozitës: Apeli i Bardhit, qeveria është e izoluar, ta rrëzojmë

22/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksidenti rëndë, çifti i turistëve zviceranë plagoset në Mat

Aksident i rëndë në Tiranë, çfarë ndodhi në aksin Baldushk-Vishnjë

22/03/2026
Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Pak orë para protestës, apeli i Berishës për qytetarët shqiptarë

22/03/2026
Mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme

Mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme

22/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.