Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sa rrena thotë Hajdari në disa minuta sy m’sy

01/05/2025
Programi i kodimit, Rama nxit të rinjtë të përfshihen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama, i referuar së fundmi nga mileti si Hajdari ka zhvilluar edhe sot sy m’sy në internet duke përzgjedhur pyetje e komente.

Ne kemi përzgjedhur vetëm një pjesë të komenteve të tij për të kuptuar se sa genjështar është ai me qytetarët e vet.

Rrena 1.Pastaj, përsa i përket punësimeve elektorale, theksoj se përpara fillimit të fushatës, kohë përpara, qeveria ka nxjerrë një vendim dhe ka ndaluar të gjitha llojet e punësimeve, gjë që nuk e kërkon ligji, por e ka bërë qeveria.

E vërteta: E kërkon ligji elektoral Kodi Zgjedhor të mos ketë punësime në periudha parazgjedhore. Qeveria ka punësuar para kësaj periudhe me vendim të saj afro 3000 persona pa llogaritur punësime në sh.a që varen nga qeveria dhe punësime në bashki. Vendi ka të paktën 25 mijë vende pune më shumë se në vitin 2013 ndërsa që popullsia ka rënë prej atij viti afro 1 milionë.

Rrena 2: Prokurime jo favorizuese, po s’ka fare as favorizuese, as jo favorizuese, edhe pse kujtoj Shqipëria sot gjendet e para në klasifikim për integritetin e prokurorisë publike në rajon, dhe këtë nuk e them unë, nuk e themi ne, këtë e thotë Komisioni Europian. 

E vërteta: Vetëm muajin e fundit janë kryer punime nga fillimi në afro 200 rrugë rurale dhe urbane në të gjithë vendin me synim elektoral. Aq më keq pa garë, pa prokurim dhe para që shpërdorohen pasi asfalti dy javë pas zgjedhjeve merr fund. Në lidhje me integritetin e prokurimeve, kreu i ‘gjykatës së prokurimeve’ shkon në SPAK javë për javë dhe është i akuzuar për shpërdorim detyre. Para pak muajsh mori një vendim dhe rrëzoi gjykatën e Apelit, gjë që nuk ndodh as në vende tribale.

Rrena 3: Abuzime me mediat, tani unë nuk e di për çfarë bëhet fjalë, por unë di një gjë, që mediat janë në pozitat më abuzive në raport me popullin kur vjen puna tek komentet e sondazheve të pavarura që bëjnë sa në një ekran në tjetrin dhe ku të gjitha sondazhet thonë se shumica e popullit mbështet Partinë Socialiste, shumica e popullit mendon se Shqipëria po shkon drejtimin e duhur dhe ndërkohë në media komentohet se “populli është i sëmurë”, “populli është çmendur”, “populli është i shitur”, “populli është i blerë”, “populli është frikacak”, e të gjitha këto me radhë. Pra, të gjitha këto i atribuohen popullit për një arsye shumë thjeshtë, sepse ata që komentojnë në 95% të rastit, – se s’dua t’i fus të gjithë komplet fare në një thes–, duan humbjen e Partisë Socialiste, kaq. Janë kundërshtarë të investuar, nuk janë kritikë të pavarur. 

E vërteta: Kryecensori në zyrën e Ramës, Endri Fuga urdhëron sulme ndaj lajmeve kritike me qeverinë në mediat online, cakton panelistët në televizione dhe titujt në lajme. Nga zyrat e qeverisë janë investuar me vendime të saj media që kanë ndotur hapësirën publike duke iu lëpirë Ramës e më herët edhe Veliajt. Ju vetë keni urdhëruar që asnjë kandidat për deputet i PS të mos përballet me rivalët dhe në 8 vite asnjë ministër nuk ka pranuar të dalë në debate me gazetarë. Edhe ju vetë kur dilni me gazetarë i zgjidhni vetë ata dhe janë pothuajse të njëjtit në të gjitha televizionet.

Rrena 4. Përsa i përket emërimit ilegal të kryetarit të bashkisë, unë s’di cili është emërimi ilegal. Siç ndodh në të gjitha këto raste, ka një nënkryetare që bën detyrën e drejtimit të bashkisë dhe që e ka marrë detyrën sipas të gjitha rregullave në delegim. 

E vërteta: I vetmi që mund të delegojë detyrën tek të tjerët është kryetari i bashkisë. Ju e bëtë këtë gjë pa miratimin e tij dhe dhunshëm. Pas një vendimi të Veliajt, ju e ç’bëtë sërish atë vendim, duke shkelur ligjin që siguron pavarësinë e pushtetit lokal. Aktualisht bashkia drejtohet nga një hajdare e juaja, pa vendim të këshillit bashkiak dhe me një vendim çyryk, nën presion nga ana e kryetarit të bashkisë në qeli.

Rrena 5. Kërcënime dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës. Këtu me siguri është fjala për hetimin e bufit të kënetës që nuk ka lidhje fare me fushatën zgjedhore.

E vërteta: Vetëm dy ditë më parë policia ndlaoi vëllain e kandidates së PD në Fier. Pa asnjë indicie dhe pa asnjë fakt. r.z

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
Restoranti ku Rama ftoi Ivanka Trump për darkë, kush qëndron pas restorantit në Vlorë

Përgjigja e Ramës për mungesën në Davos: Duhet të pranoja ftesën e babait apo të qëndroja pranë vajzës së babait

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.