Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LEZHË/ Policia kap blerësen e votave për PS por fsheh informacionin

26/04/2025
Votë unanime për Gjin Gjonin si President i Këshillave Gjyqësorë për Ballkanin dhe Mesdheun
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD në Lezhë, Gjin Gjoni tha sot se policia po fsheh një informacion se ka kapur një grua që blinte vota për PS.

”Jam informuar nga qytetarët se nga Policia e Shtetit është ndaluar nje shtetase në Balldre të Lezhës pasi dyshohet është kapur në flagrancë duke blerë vota për llogari të Partisë Socialiste.

Qytetarja me iniciale M.D punonjëse në një lokal në Balldre është denoncuar dhe është ndaluar në flagrancë, por Policia e Lezhës nuk jep informacion zyrtar për ngjarjen për shkak të presionit me kodin e Manualit 184 më të cilin po përballet.

Kërkojmë urgjentisht transparencë për këtë operacion policor pasi e kemi të qartë se patronazhistët kanë dalë në terren në tentativën e tyre për të blerë vota me urdhër të eprorëve të tyre politikë që mesa duket kanë ardhur me synimin për të poshtëruar Lezhën dhe qytetarët e saj”, deklaron Gjoni. a.b

DEKLARATA E POLICISË SË LEZHËS/ Sherri në lokal mes qiraxhesës dhe vajzës së pronares:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

Në lidhje me një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, ku kandidati për deputet i subjektit politik Partia Demokratike pretendon se nga Policia e Shtetit është ndaluar një shtetase në Balldre të Lezhës pasi dyshohet se është kapur në flagrancë duke blerë vota për llogari të Partisë Socialiste, sqarojmë opinionin publik se pretendimi i ngritur është i pavërtetë.

Po në interes të informimit publik, bëjmë me dije se më datë 26.04.2025, rreth orës 16:00, në sallën e Komandimit të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë për një konflikt të ndodhur në një lokal në Balldre, për verifikimin e të cilës shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Nga grupi hetimor dhe shërbimet policore janë kryer të gjitha veprimet procedurale, ku nga tërësia e tyre, si këqyrje lokali, dëshmi palëve të përfshira dhe dëshmitarëve, si dhe veprimeve të tjera hetimore të domosdoshme për rastin, ka rezultuar se:

Lokali ku ka ndodhur konflikti është në pronësi të shtetases M. D., 62 vjeçe, banuese në Balldre, dhe prej disa kohësh ia kishte dhënë me qera shtetases D. N., 36 vjeçe, banuese në Balldre.

Të përfshirë në konflikt fizikisht ditën e sotme janë vetë marrësja me qera e lokalit shtetasja D. N., me shtetasen N. N., 32 vjeçe (vajza e shtetases M. D., pronares së lokalit), dhe arsyeja e konfliktit është për motive të dobëta, në lidhje me përdorimin e pajisjeve të lokalit.

Shtetasja D. N. është dërguar në spital, dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është risjellë në ambientet e policisë për vazhdimin e procedurave.

Gjithashtu, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes (dëshmitarë) janë shoqëruar shtetasja M. D. edhe dy shtetas të tjerë banues në Balldre, të cilët kanë qenë të pranishëm në lokal kur ka ndodhur konflikti.

Pas komunikimit me Prokurorin e gatshëm, do të referohen materialet hetimore në Prokurori për veprën penale “Dëmtime tjera me dashje” në ngarkim të shtetases N. N.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026
RAPORTI/ “Alarm i Kuq” nga PPE për Shqipërinë: Zgjedhjet, përdorimi i burimeve shtetërore dhe korrupsioni rrezikojnë avancimin e vendit drejt BE

RAPORTI/ “Alarm i Kuq” nga PPE për Shqipërinë: Zgjedhjet, përdorimi i burimeve shtetërore dhe korrupsioni rrezikojnë avancimin e vendit drejt BE

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.