Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shkrirja e e-Albania, fake news që justifikohet nga raportimi i njëanshëm

29/04/2025
Sulm kibernetik nga jashte mbi e-Albania, baza e te gjitha te dhenave publike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çfarë ka ndodhur

Mediat kanë raportuar rreth konferencës së shtypit dhënë nga kreu I PD-së, Sali Berisha më 25 mars në selinë e PD. Gjatë deklaratës së tij ai tha ndër të tjera se do të rishikonte komunikimin njerëzor në administratë duke kritikuar sistemin elektronik të e-Albania që sipas tij ishte sistemi I gjobave.

Ai deklaroi:

“E-Albania, kurthi më i keq i kohërave i Edi Ramës. E kam quajtur telefoni i prishur.

Jo, në jug  zbulova një gjë tjetër. Jo, ai ishte kurthi i gjobave.

Çfarë ndodhte? Aplikonte banori nga jugu për të marrë dokumentet e tokës në e-Albania. Dy muaj heshtje mortore, pas dy muajsh, pasi bëhej një lojë e tmerrshme psikologjike me pronarin e tokës, i vinte sekseri.

I thoshte ke aplikuar aty, atëherë për një dynym tokë duhet të japësh 5 mijë euro. Për dynymin tjetër 5 mijë euro e më shumë.

Dhe njëlloj si Lubi Balluku që i ndan rrugët me lote, e-Albania ua ndante me dynym dokumentet e pronësisë së tokës, pronarëve të tokave në jug.

Atje, mungesa e të gjitha zyrave, shkatërrimi i qyteteve, heqja e administratës.

Por premtimet e mia ishin të qarta se kjo merr fund 100 ditët e para. Në çdo rreth do kthehen të gjitha zyrat siç kanë qenë në vitin 2013. Të gjitha shërbimet pa përjashtim.

100 kilometra bën ai nga Himara për të shkuar në Vlorë. Jo. Bashkia do i ketë aty shërbimet”.

Pasqyrimi i deklaratës së tij nga disa media keqësoi deklaratën në lidhje me e-albania duke raportuar deklarime të pavërteta, edhe pse brenda kontekstit të deklaratës së Berishës.

Top channel raportoi se Berisha ka deklaruar se në 100 dittë e para të tij do të shkrijë e-Albania.

“Sali Berisha ka deklaruar sot në një konferencë me gazetarët, se nëse vjen në pushtet, në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do të ‘shkrijë’ e-albania dhe do rikthejë të gjitha zyrat si në 2013.

Ai tha se çdo zyrë do të kthehet nëpër bashki siç kanë qenë më parë.

“Mungesa e të gjitha zyrave, shkatërrimi i qyteteve, heqja e administratave, por premtimet e mia ishin të qarta, kjo merr fund 100 ditët e para, në çdo rreth do kthehen të gjitha zyrtar siç kanë qenë në 2013, të gjitha shërbimet”, tha Berisha.

Po të njëtin raportim ka bërë edhe javanews.al në të njëjtën ditë për të njëtën deklaratë të Berishës.

Që në titull shkruhet: “Brenda 100 ditëve do shkrihet e-Albania”, tjetër premtim ‘bombë’ nga Berisha: Do t’i kthejmë zyrat si në kohën time.

Teksti i lajmit të javanews.al është në të njëjtën linjë, pothuajse i njëjtë me atë të transemtuar nga top-channel.

Konteksti

Gjatë fushatës elektorale dhe takimeve që ka pasur në qytete të ndryshme kreu i PD, Sali Berisha ka dëgjuar ankesa në lidhje me shërbimet e ofruara nga e-albania. Ai ka deklaruar se shërbimet e komunikimit njerëzor do të rikthehen me qeverisjen e tij por ndërkohë nuk ka deklaruar se kjo do të thotë mbyllje e shërbimeve të e-albania, një platformë të dhënash masive për qytetarët dhe bizneset e vendit, mjaft produktive në shumicën e shërbimeve të saj.

Fluksi i lajmit

Lajmi është publikuar edhe në rrjete sociale dhe platformën youtube të topchannel. Po ashtu javaneës e ka publikuar atë në rrjetet sociale

A është lajm

Nuk është lajm. Kreu i PD, Berisha nuk e ka deklaruar mbylljen e e-albania dhe as ka lënë të kuptohet se do ta mbyllë. Por deklarimi i tij se ‘Në çdo rreth do kthehen të gjitha zyrat siç kanë qenë në vitin 2013’ ka krijuar shteg për interpretim në kontekstin negativ nga gazetarët. Një fjali më pas Berisha deklarohet rreth distancave të mëdha të marrjes së shërbimeve në qendrat e qarqeve nga bashki, qytete apo fshatra. ‘Të gjitha shërbimet pa përjashtim.

100 kilometra bën ai nga Himara për të shkuar në Vlorë. Jo. Bashkia do i ketë aty shërbimet’, theksohet në deklaratën e Berishës në vijim të fjalisë për e albania..

Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).  Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
Restoranti ku Rama ftoi Ivanka Trump për darkë, kush qëndron pas restorantit në Vlorë

Përgjigja e Ramës për mungesën në Davos: Duhet të pranoja ftesën e babait apo të qëndroja pranë vajzës së babait

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.