Shtyhet vendimmarrja për çështjen “Partizani”, kërkohet përjashtimi i gjyqtares

Shares

Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si “Partizani” është shtyrë sërish, ndërsa vendimmarrja për këtë proces është caktuar për datën 5 maj. Sot, një prej palëve në proces kërkoi përjashtimin e gjyqtares që po shqyrton çështjen.

Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares u paraqit gjatë seancës së paradites, me argumentin se ekzistojnë rrethana që vënë në dyshim paanshmërinë dhe objektivitetin e saj në trajtimin e dosjes.

Çështja “Partizani” lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani në Tiranë.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 5 maj, në varësi të vendimit që do të merret lidhur me kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...