Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK tregon pse arrestoi shefin e policisë rrugore, aksidenti me 5 të plagosur i gruas së biznesmenit

21/04/2025
“Në Shqipëri, kriminelët nderohen nga Policia”
Share on FacebookShare on Whatsapp

SPAK ka shpjeguar arsyet e arrestimit të shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë dhe dy oficerëve, të përfshirë në korrupion.

Në dinamikën e hetimeve, në datën 18 prill, me urdhër të prokurorit të posaçëm, janë ndaluar shtetasit: Roven Zeka, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, Sokol Novaku, shef i hetimit të aksidenteve rrugore në këtë komisariat dhe Edison Tabaku, oficer i policisë gjyqësore, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

DETAJET/ Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.Vrioni bashkëshortja e E.Vrioni, biznesmen i cili tashmë është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A. Vrioni pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.

Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë.  Këtë shumë ai ia ka dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit.

“Urdhri i ndalimit të shtetasve: E.T, S.N dhe R.Z është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro”, njoftoi SPAK. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026
Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

19/02/2026
NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026
Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.