Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kam një eksperiencë që më bën mua të mundur të mbaj çdo premtim”

19/04/2025
“Kam një eksperiencë që më bën mua të mundur të mbaj çdo premtim”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Unë kam edhe atë që të tjerët ma sulmojnë. Kam një eksperiencë që më bën mua të mundur të mbaj çdo premtim, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha në nkë miting të madh në Dibër.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Miqtë e mi, në këtë moshë, në këto vite, në vjeshtën time të mrekullueshme, nuk më duhet pushteti. Nuk kam ambicie për para, as për luks, por kam një ambicie, por kam një qëllim, por kam një mision, të bëj gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj.

Për të përmbushur me nder para jush, për të përmbushur me faqe të bardhë para jush këtë mision, unë kam edhe atë që të tjerët ma sulmojnë.
Kam një eksperiencë, e cila më bën mua të mundur të mbaj çdo premtim timin, të realizojmë çdo premtim.
Dhe u jap fjalën se ky program do jetë realitet për ju.

Nga e nisim ne këtë program? E nisim nga ata të cilët janë më në nevojë.
Nga ata të cilët jetojnë duke folur me vete për shkak të skamjes dhe mjerimit.
E nisim pra për ta bërë këtë shoqëri më të drejtë, më njerëzore, më humane, më të barabartë.
Ne kemi çdo potencial, por kemi edhe eksperiencën që ta bëjmë këtë me shpejtësi të madhe.
Ta bëjmë këtë brenda 100 ditëve.
Ata që mund të pyesin, po ç’janë këto çudira, u them nuk ka asnjë çudi. Qeveria e ardhshme, brenda 100 ditëve do u kthejë paratë e vjedhura shqiptarëve.
Miq, filozofia jonë, thelbi i këtij programi, bazohet në parimin e thjeshtë, paratë qytetarëve, paratë qytetarëve, paratë qytetarëve!
Po këtu, Sali Berisha nuk ka asnjë shpikje, asnjë zbulim.
Sali Berisha nuk bën gjë tjetër vetëm zbaton atë parim të hekurt që është i detyrueshëm për çdo qytetar të përgjegjshëm.
Miqtë e mi, cilido që mund të dyshojë, të gjejë një mësuese në Dibër apo në Shqipëri që nuk iu mbidyfishua rroga nga viti 2005 deri në vitin 2013. Të gjejë një mjek, një infermiere, një punonjës që nuk iu dyfishua rroga.
Të gjejë një pensionist me pension të ulët që nuk iu dyfishua pensioni.
Të gjejë një pensionist me pension të mesëm që nuk iu rrit pensioni 60 përqind.
Të gjejë një pensionist me pension të lartë që nuk iu rrit pensioni 40 përqind.
Ne bëmë atë që bën një qeveri e përgjegjshme.
Duke u kthyer paratë qytetarëve, njerëzit me rrogat më të ulëta dolën si njerëzit më të paguar se të gjithë popujt e Ballkanit, më të paguar se bullgarët dhe rumunët.
Këtu e lamë në vitin 2013.
Jo vetëm kaq, por nga viti 2009, madje edhe më parë, por nga viti 2009 gjer në vitin 2013, 180 mijë vëllezër e motra, emigrantë tanë, u kthyen në Shqipëri, nisën investimet, vendosën bizneset. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.