Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SY M’SY / Rama bën guak-guak për hekurudhën Tiranë-Durrës që nuk po mbaron

16/04/2025
Do vidhnin shinat e hekurudhës në Fushë-Krujë, prangosen të rinjtë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur sot në komente në lidhje me ecjen e ngadaltë të investimeve në hekurudha.

Koment – Hekurudhë që s’do mbarojë kurrë e që nuk do të bëhet kurrë. Interesante pikërisht në kohë zgjedhore kryeministri zgjedh të publikojë këtë Projekt që s’do të realizohet kurrë, miliarda do t’i kushtojë popullit.

Kryeministri Edi Rama: E para Adhurim, ky projekt është prezantuar në çdo fazë të tijën, madje edhe në një mbledhje të përbashkët të dy qeverive kur ishte në nivelin e projekt idesë. Pra nuk ka lidhje me zgjedhjet, por me fazën e re kur konsulentët austriakë kanë përcaktuar opsionin e kalimit nga Shkodra përmes Gjakovës në Prishtinë si më të mirin. Prandaj dhe ekipi ynë i përbashkët ka parë të udhës ta bëjë me dije edhe mbylljen e kësaj faze, sepse jeta vazhdon.

E dyta, Adhurim se sa do të kushtojë këtë do ta nxjerrë projekti i detajuar, i cili përsëri do të bëhet nga një ekspertizë ndërkombëtare e nivelit të lartë do të aprovohet nga Fondi Europian i Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Por një gjë është e sigurtë, që pa lekë, hekurudha nuk bëhet dot dhe a do mbarojnë, a s’do mbarojnë këto projekte, këtë fatmirësisht nuk e kanë në dorë ata që vetëm shajnë dhe tallen nga kafenetë e Tiranës apo të Prishtinës, po e kanë në dorë ata që projektojnë dhe punojnë në llogoren e të ardhmes.

Koment: Mbaro të Durrësit njëherë se je larg.

–Ti s’po bën akoma hekurudhën Tiranë- Durrës.

Kryeministri Edi Rama: Erzen, Rudin, që të merrni vesh programi i hekurudhave është një pako e re dhe tërësore, të cilës i ka ardhur koha tanimë dhe e cila është hapur me Tiranë, Rinas, Durrësin, ku puna po shkon drejt përfundimit. Por çka duhet ta dini për kulturën tuaj të punëve në këtë vend, që më duket shumë e kufizuar dhe pastaj talleni as talleni, kjo është puna juaj, e drejta juaj, është fakti se vonesat e fillimit të punimeve në atë hekurudhë kanë qenë të lidhura me pozicionin ende të dobët të Shqipërisë deri para ca vitesh, kur ende nuk na merrnin shumë seriozisht, as BE-ja, as bankat e saj zhvillimore, të cilat janë burimi i financimit të pakos së hekurudhave përmes Fondit Europian të Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Sot është një histori tjetër dhe prandaj jemi në procese të avancuara në hekurudha Durrës-Hani Hotit, ku nis puna brenda këtij viti. Durrës-Rrogozhinë dhe pastaj, ose Rrogozhinë-Pogradec dhe pastaj Durrës-Rrogozhinë, hekurudha e Korridorit 8-të apo Durrës-Fier dhe Fier-Vlorë. Të gjitha këto nisin me radhë njëra pas tjetrës, po jo më vonë se në 2030-ën. Të tëra janë në procese ndërtimi të ndryshme dhe në fillimin e dekadës tjetër, do të jenë të tëra në punë dhe të dy ju do të keni mundësi të shfrytëzoni edhe trenin.

Koment: Duhet të mbarosh ato që ke lënë, pastaj bo plane të tjera 3D.

 Kryeministri Edi Rama: I dashur Eridion, çdo vepër e re publike që nis ka një ëndërr. Pastaj bëhet plan, pastaj plani bëhet projekt 3D, dhe pastaj projekti 3D kthehet në vepër. Për hir të vërtetës, mendoja që s’ka më njerëz që vazhdojnë me këtë avazin 3D, 3D, 3D se ne e kemi treguar që 3D tona janë thjeshtë hallka e parafundit e realizimit të një ëndrre dhe e kthimit të saj në realitet, po e paskam pasur gabim dhe shyqyr në fakt se na duhen hudhra si ti, i dashur mik për të mos pasur më shumë probleme sa duhet dhe sa mundet me syrin e keq. Ndërkohë që, Shqipëria 2030 po merr formë dita ditës me shumë ëndrra, me shumë punë dhe patjetër dhe me shumë durim. Se përveç të gjitha të tjerave, duhet edhe durim ekstra për të përballuar ty dhe shokët e tu. r.q

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.