Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputeti i ‘Forza Italia’, Maurizio Casasco: Votoni Sali Berishën, figurë e rëndësishme e politikës evropiane

13/04/2025
Deputeti i ‘Forza Italia’, Maurizio Casasco: Votoni Sali Berishën, figurë e rëndësishme e politikës evropiane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i ‘Forza Italia’, Maurizio Casasco kërkoi sot që shqiptarët të votojnë Sali Berishën ndërsa vlerësoi figurën e tij si profil i rëndësishëm i politikës evropiane.

“Profesor Sali Berisha nuk është vetëm një ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë. Ai është një nga personalitetet më të rëndësishme të Europës post-komuniste. Ai është intelektuali dhe lideri që në vitin 1990 udhëhoqi popullin shqiptar drejt lirisë, duke e nxjerrë nga errësira e diktaturës dhe duke e çuar në rrugën e demokracisë dhe integrimit europian. Sot, 34 vjet pas atij momenti historik, pikërisht atij i është mohuar padrejtësisht liria për të cilën luftoi. Ai është vënë nën arrest shtëpie, një akt që nuk mund të quhet ndryshe veçse një persekutim politik. Në një demokraci të vërtetë, drejtësia nuk mund të jetë kurrë një mjet hakmarrjeje. Por sot, Sali Berisha është sërish i lirë, jo përmes ndihmës të dikujt tjetër, por falë qëndrueshmërisë, dinjitetit dhe forcës së luftës së tij. Edhe një herë ai ka ditur të emancipojë kohën e tij dhe sot ecën, krenar, pranë popullit të tij, pranë jush. Ky është arsyeja pse jemi këtu sot, për të mbrojtur lirinë, për të mbrojtur demokracinë, për të mos mbetur të heshtur”, tha deputeti italian në takimin e PD në Brescia.

Në vijim ai tha se zgjedhjet e 11 majit përbëjnë një moment historik. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë, për një udhëheqës që të inspirojë, që të dëgjojë, që të ndërtojë një të ardhme mirëqenieje për popullin e saj, një marrëdhënie gjithnjë e më të fortë me Italinë dhe me Europën.

“Ne besojmë fort se ky ndryshim përfaqësohet nga Partia Demokratike dhe një njeri që quhet profesor Sali Berisha. Në Shqipëri votojmë Partinë Demokratike për një të ardhme të lirisë dhe prosperitetit. Në Itali ju ftoj të mbështesni Forza Italia për të vazhduar forcimin e lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Ne besojmë në kthimin e Shqipërisë së madhe, Shqipërisë europiane, Shqipërisë së shpresës. Me këtë ju ftoj me gjithë zemër. Besojmë në liri, votojmë për ndryshim dhe mbi të gjitha shkojmë të votojmë, shkojmë të votojmë dhe bindni të gjithë të afërmit dhe miqtë tuaj të shkojnë të votojnë. Dëshiroj të përfundoj me një thënie të Silvio Berlusconit: “Ai që beson lufton, ai që beson kalon çdo pengesë, ai që beson fiton.”, përfundoi deputeti italian Casasco. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.