Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama refuzon debatin pas ftesës së Berishës

08/04/2025
Edi Rama lajmëron për herë të parë largimin e tij nga PS, ka caktuar edhe vitin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk bën debat publik me opozitën ndërsa po përgjigjej ndaj pyetjeve dhe komenteve te ndjekësve të tij në rrjete sociale.

”Me cilën opozitë do të bëj debatin publik”, tha kryeministri Edi Rama në përgjigje të një komentuesi i cili e pyeti për një debat publik me Sali Berishën, pas kërkesës nga ky i fundit.

“Me cilën opozitë do të bëj debatin publik? Kam vite që e bëj debatin në publik në sy të të gjithëve. Për cilën opozitë e ke fjalën? Nuk e kuptoj këtë”, tha Rama, përcjell A2 CNN.

Rama iu përgjigj komentuesve edhe për replikat dhe epitetet që i ka vendosur PD-së dhe Sali Berishës, duke i quajtur herë pas herë buf kënetash. Ai theksoi se nuk i thotë kundërshtarit as mafioz as hajdut, por ka mënyrën e tij për t’i sfiduar.

“Nuk e di për ca bullizimi është fjala. Humori është diçka shumë serioze dhe është pjesë e mënyrës së komunikimit, unë nuk shaj, unë nuk leh, nuk i them kundërshtarit as mafioz, as kriminel, as hajdut, se këto janë akuza penale dhe janë brutalitete për rrugeçër, nuk janë mënyrë komunikimi në publik. Kam mënyrën time për të mos u lënë kusur kundërshtarëve. Ata që ndihen të bullizuar nga satira, duhet ta llogarisin se si duhet të ndihet dikush që vihet në mënyrë të vazhdueshme në shënjestër me të gjitha fjalët më të ndyra të shqipes dhe me brutalitetet më të mëdha të shqipes. Bëni një llogari dhe shihni si ju del”, tha Rama.

Në vijim një ndjekës i thotë se nuk ke program.

“Programi nuk ekziston, por thotë që kundërshtari është qesharak”, thotë ndjekësi.

“Cili program nuk ekziston Erman? Programi ynë qeverisës është i detajuar në çdo sektor, në çdo drejtim sepse po të mos kishim program qeverisës, ne BE-ja nuk do na llogariste fare si shtet që të jemi të qartë, dhe programi ynë qeverisës ndiqet dhe monitorohet nga Bashkimi Europian bazuar mbi çfarë shkruajmë dhe çfarë bëjmë. Edhe për atë që shkruajmë nganjëherë kemi vërejtjen që të mos shkojmë më tutje sepse nuk përputhet, për shembull, me një rregull apo me një normë të familjes ku duam të bashkohemi, e kupton? Dhe nëse do të shohësh më shumë për programin tonë qeverisës ke këtu në këtë faqe, e ke në krye të faqes gjithë atë postimin ku janë shumë nga piketat e programit tonë qeverisës”, përgjigjet Rama. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.