Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këshilltarët e Tom Doshit bojkotojnë vendimet e PD në këshillin bashkiak në Shkodër bashkë me ata të PD

09/04/2025
Këshilltarët e Tom Doshit bojkotojnë vendimet e PD në këshillin bashkiak në Shkodër bashkë me ata të PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka dështuar sot mbledhja e këshillit bashkiak në Shkodër kur këshilltarët e PSD dhe PD braktisin sallën.

Mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës, e parashikuar të zhvillohej pasditen e së hënës, dështoi për shkak të mungesës së kuorumit, pasi këshilltarët e Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe të Partisë Demokratike (PD) braktisën sallën.

Fillimisht, këshilltarët miratuan disa nga pikat e para të rendit të ditës, të lidhura me ndihmat për shtresat në nevojë. Por më pas, këshilltarja e PSD-së, Marin Duhani, njoftoi largimin e grupit të Tom Doshit, duke deklaruar se pjesa tjetër e rendit të ditës kishte karakter elektoral. Pas një pushimi të shkurtër, të njëjtin vendim morën edhe përfaqësuesit e PD-së, të cilët gjithashtu u larguan nga salla.

Përfaqësuesit e mazhorancës socialiste reaguan duke e cilësuar këtë veprim si të dëmshëm për qytetarët e Shkodrës, duke nënvizuar se mungesa e kuorumit e bëri të pamundur vijimin e mbledhjes.

Ndër pikat më të rëndësishme që mbetën pezull ishte ajo për dhënien në administrim të një sipërfaqeje të konsiderueshme në plazhin e Velipojës kompanisë bashkiake “Bio Strajca sh.a”, e cila do të menaxhonte vendosjen e shezlloneve gjatë sezonit turistik, duke zëvendësuar operatorët privatë që kishin funksionuar më parë në këtë hapësirë.

Largimi i papritur i këshilltarëve të PSD-së është parë si një sinjal i tensionit mes PS dhe PSD në Shkodër.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës përbëhet nga 51 anëtarë, ku PS ka vetëm 18 vende, PSD 12, ndërsa pjesa tjetër i takon PD-së dhe forcave të tjera të djathta. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.