Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama nderohet nga Izraeli me Medaljen Presidenciale të Nderit, 4 javë para zgjedhjeve në Shqipëri

07/04/2025
Edi Rama nderohet nga Izraeli me Medaljen Presidenciale të Nderit, 4 javë para zgjedhjeve në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama është vlerësuar me Medaljen Presidenciale të Nderit nga presidenti izraelit Isaac Herzog, një ndër nderimet më të larta që Izraeli akordon për figura të rëndësishme në politikën botërore.

Ceremonia u zhvillua në Jeruzalem, me pjesëmarrjen eshe të kryeministrit Edi Rama.

Presidenti Herzog përmendi me respekt historinë e popullit shqiptar gjatë Holokaustit, kur shqiptarët, pa dallim feje, strehuan hebrenjtë që arratiseshin nga persekutimi nazist. Ai vlerësoi “besën” shqiptare si një akt fisnik që ndriçoi një nga periudhat më të errëta të njerëzimit.

“Gjatë Holokaustit, populli shqiptar ishte simbol i nderit dhe kurajos. Me guxim, shqiptarët i hapën dyert hebrenjve që po iknin nga tmerret e Evropës, duke shpëtuar jetë dhe mbrojtur humanitetin”, u shpreh Herzog. Ai theksoi se ky shpirt solidariteti vazhdon të reflektohet edhe në qëndrimin e qeverisë shqiptare kundër antisemitizmit dhe urrejtjes.

Nga ana e tij, kryeministri Rama u shpreh i nderuar që mori këtë vlerësim në emër të popullit shqiptar. Ai kujtoi se Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që përfundoi Luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrenj se sa kishte në fillim të saj.

“Kjo medalje i përket shqiptarëve myslimanë dhe të krishterë që sakrifikuan gjithçka për të shpëtuar jetë njerëzore. Sot, ne vazhdojmë të mbajmë gjallë këtë trashëgimi përmes ligjeve kundër antisemitizmit dhe edukimit mbi Holokaustin në shkolla. Ndërtimi i muzeut hebre në Vlorë dhe qendrës kulturore hebreje në Tiranë është një tjetër hap në këtë rrugë”, theksoi Rama.

Hercog vizitoi së fundmi Shqipërinë ku veç takimeve me zyrtarë të lartë bëri edhe një vizitë tek Kryegjyshata Bozërore e Bektashinjve në Tiranë.

Nderimi për Ramën vjen në një kohë zgjedhjesh parlamentare në Shqipëri. Më 11 maj votohet. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.